Robespier - dhe revolucioni francez Shiko më të madhe

Robespier - dhe revolucioni francez

Joël Schmidt BAT0065

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Joel Schmidt propozon një vështrim tjetër ndaj figurës historike, Robespieri. Në fillimet e karrierës së tij si gjykatës i ri, Robespieri ngurron të nënshkruajë një vendim me vdekje, ndërsa revolucioni e transformoi, duke i ngjallur një mendim sa ndriçues po aq dhe çnjerëzor.

Më shumë detaje

496 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928219244

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një kompozim i Epinalit na paraqet portretin në transformim të Maksimilian Mari Izidor Dë Robespier (1758 1794). Bir i një avokati nga Arrasi, pasi arriti të zgjidhet deputet i "shteteve të përgjithshme", u bë i njohur te jakobinët për ashpërsinë e parimeve që mbronte dhe iu kundërvu luftës kundër Austrisë. Joel Schmidt propozon një vështrim tjetër ndaj kësaj figure historike. Në fillimet e karrierës së tij si gjykatës i ri, Robespieri ngurron të nënshkruajë një vendim me vdekje, ndërsa revolucioni e transformoi, duke i ngjallur një mendim sa ndriçues po aq dhe çnjerëzor. Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceoni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez , herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit. Në mbrëmjen e 10 Termidorit, Revolucioni, të cilit ai iu përkushtua aq shumë, e gllabëroi të tërin, duke përfunduar dhe ai vetë në gijotinë, së bashku me njëzet e dy përkrahësit e tij. Koment nga autori Librat tanë të historisë, deri kohët e fundit na kanë shfaqur portretin e një Robespieri veshur me sqimë, siç i kishte hije një borgjezi të vërtetë të një rangu të lartë: me qaforen që i shtrëngonte gushën, me parukën të pudrosur, me pamjen e qetë prej maçoku me sy të blertë depërtues prapa syzeve lornjon me xham në ngjyrë ulliri, fiksuar mbi hundë. Nuk e kanë kursyer aspak në portretizim, duke pasur parasysh se ai ishte një nga organizatorët e regjimit të Terrorit, ndërsa ekzekutimi i tij në gijotinë, më 9 termidor 1794, u ndje nga shumica e historianëve si një lehtësim. Megjithatë, pas atij njeriu me zakone të ashpra dhe pa jetë private, prapa atij punëtori ngulmues që nuk njohur kurrë pushime dhe kohë të lirë, fshihet pashmangshmërisht një enigmë, çka e bën atë një personazh më kompleks nga sa shfaq pamja e tij e jashtme...

Të dhëna

Faqe340
ISBN9789928219244
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEqerem Gaxholli