Saga e jeteve legjende Shiko më të madhe

Saga e jeteve legjende 1

Arjan Konomi A-004335

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928454904

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Si shumë njerëz, të cilët mendojnë dhe dëshirojnë të shkruajnë një libër gjatë jetës së tyre, edhe mua prej vitesh më ka munduar tundimi për të shkruar një roman apo novelë, por asnjëherë nuk kam arritur të gjej kurajën te vetja, për t’u ulur dhe për të hedhur fjalët e para. Asnjëherë në gjithë këto vite, nuk kisha menduar të shkruaja këtë libër, që sot e keni në dorë. Mendimi për të, më lindi krejt papritur tek gjendesha në një udhëtim të gjatë në Brazil, verën e fundit. I pasionuar pas njohjes së botës dhe udhëtimeve gjeografike, kisha arritur të bëja realitet një ëndërr të jetës sime; një udhëtim në lumin e Amazonës dhe eksplorimin e xhunglës së famshme, e cila ka ushqyer dhe zhvilluar fantazinë time, qysh kur isha fëmijë. Isha pajisur si gjithmonë me libra me vete, të cilat i konsideroj të nevojshëm, sidomos kur udhëton i vetëm, në vende të largëta dhe të panjohura duke të bërë shoqërinë më të mirë, për të komunikuar me vetveten dhe për të kaluar orët e gjata të udhëtimit. Gjendesha prej një jave në tragetin që lundronte në lumin e Amazonës dhe kuptova se librat e marrë më vete, ishin biografi të personazheve të shquar të botës… Në një bllok ku shënoja të dhëna për udhëtimin apo ato çfarë më nevojiteshin për destinacionet që do të shkoja, hidhja edhe të dhëna mbi jetën e personazhit që lexoja, si dhe shprehje apo citime të tij. Duke u hedhur një sy këtyre shënimeve më lindi ideja se, mund të shkruaja diçka të përmbledhur mbi ato jetë që më shtangnin, më mrekullonin dhe më marrosnin me jashtëzakonshmërinë e tyre, vulosur mes dehjes së suksesit të arritur dhe thellësisë së dhimbjes së provuar, mes mundimeve të paepura dhe ambicieve të arritura, mes zellit me përkushtim mbinjerëzor dhe talentit të rrallë mbinatyror, mes tragjedisë dhe lavdisë për të krijuar një legjendë jete të vërtetë. Për këtë libër, vendosa të bëj një përzgjedhje tjetër, krejt rastësore, personalisht timen, midis personazheve, jetën private dhe publike të të cilëve, duhet të trajtoja në të. GJASHTË PERSONAZHE: Përzgjedhja ime ra mbi gjashtë personazhe duke u përpjekur që ata të jenë të epokave të ndryshme të njerëzimit si dhe të eksperiencave të ndryshme duke shpresuar që interesit të lexuesit t’i ofrohet një shtrirje sa më e gjerë për të zgjuar tek ata kuriozitetin dhe mundësinë e njohjes.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe425
ISBN9789928454904
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim