Shtëpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993 me tre punonjës. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar mbi 2400 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme.
Kapitulli i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siç e quan ai vetë, “Iluzione në sirtar”.
Rasti i këtij studimi nga studiuesi Kastriot Tusha, njëherazi i përfshirë në mësimdhënien akademike dhe kërkimin shkencor, por edhe tenor operistik dhe interpretues i këngës, posaçërisht edhe i këngës popullore qytetare, është ngritur mbi këto premisa dhe synon kontribute me vlerë në shqyrtimin e lëndës që ai ka bërë objekt studimi.
Pas suksesit që pati libri i parë i shkrimtares Sarah Dessen, “DIKUSH SI TI”, i botuar në shqip nga Botimet Toena, romani i radhës që prezantohet para lexuesve, “Kjo ninullë”, është një libër që qëndron mbi të tjerët... Adoleshentët karizmatikë të Dessen-it janë garanci për të tërhequr vëmendjen e lexuesve të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht, pasi...
Në kapitujt e këtij romani mbizotëron pasqyrimi dhe interpretimi i figurës së mbretëreshës Teutë në relacione të reja rrëfimore
Pjesë nga libri: Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës.
Romani “Kohë Astrale” i ka të gjitha, thriller, satirë dhe endje filozofike apo metafizike.
Kokëboshi në hënë është një nga tre librat e trilogjisë Qyteti i luleve të Nikollaj Nosovit. Libri i parë Kokëboshi dhe shokët e tij është përkthyer tashmë nga Botimet Toena.
Është një histori bëmash dhe aventurash të mrekullueshme, që ka magjepsur breza të tërë fëmijësh. Plot ngjyra dhe imagjinatë, ky libër i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të zënë një vend në zemrën e lexuesve të vegjël, dhe për të qëndruar aty edhe kur ata të rriten.
Ky set vjen i dedikuar për të qenë në bibliotekën e të gjithë adhuruesve të një prej autorëve më të shitur në botë. Në të janë përfshirë veprat: “Alkimisti”, “Brida”, Alefi”, “Zahiri”, “Shkelja e kurorës”, “Spiunia”, “Veronika vendos të vdesë”, "Njëmbëdhjetë minuta", “Dorëshkrim i gjetur në Akra” dhe “Fitimtari është i vetëm”
Një roman tejet i fuqishëm për forcën therëse të jetës, që magjeps dhe mallëngjen lexuesin. Fitues i çmimit “Strega” në Itali.
Nacionalizmi kërkon të besosh fort në diçka që duket sheshit se nuk është. Sikurse ka thënë Renani “Një ndër faktorët thelbësorë të formimit të kombit është edhe shtrembërimi i historisë”. Historianët kanë detyrimin që të mos e shtrembërojnë, ose të paktën të përpiqen të mos e shtrembërojnë.
Romani, i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi.
Një e shkuar që i bren dhe një tashme e vështirë. A mund të shpresojnë për një jetë normale? A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?
Kostandinopoja është historia e një qyteti dhe një familjeje. Është shkruar duke u bazuar tek ideja se dinastitë kanë qenë gjithmonë vendimtare në krijimin e qyteteve për sa u përket nacionaliteteve, klimës dhe gjeografisë.
Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Pena e përsosur e Xhejn Ostenit e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.
Nikos Kazanzakis paraqet një realitet dhe personazhe të cilat janë tipike ballkanike: Ai fshikullon me fjalën therëse edhe klerikët dallkaukë përmes skenave makrabe, por njëherësh shfaq mjeshtri në përshkrimet poetike dhe konstruktet gjuhësore
E njohur si Mbretëresha e Akullt, Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës.
Vendosur në fasadat elegante të vilave në Kornuell, para Luftës së Dytë Botërore dhe në hapësirat përgjatë viteve të turbullta të luftës, kjo histori dinamike flet për një grua të jashtëzakonshme, që përballet me dashurinë, dëshpërimin dhe, me plot kuptimin e fjalës, me kthimin në shtëpi.
“Kur bota jonë u bë e krishterë” është një libër i jashtëzakonshëm mbi botën njerëzore, fetare dhe politike. Shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili shtjellon një çështje të madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si “kryevepra e shpikjes fetare”, arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, ta vendosë veten mbi...
Libri është një observim i ngjarjeve politike në Shqipëri, por aty ka trajtesa edhe për probleme teorike të përgjithshme të politikës, për trajtimin e politikës si problem kulturor. Një pjesë e konsiderueshme autori ja kushton perceptimit të qartë të dimensionit qytetar të politikës, problematikës së standarteve të munguara të zgjedhjeve demokratike në...
Studiuesi i teatrit Josif Papagjoni, vjen me një profil të ri para lexuesit, atë të tregimtarit. Në këto tregime ai hedh të gjithë përvojat e tij jetësore, artistike, por njëherësh edhe mjeshtrinë e studuesit dhe regjizorit të teatrit, - të cilat ia shtojnë vlerat veprës por edhe autorit
Alma Papamihaili vjen me një vëllim të ri me poezi, duke shënuar një tjetër nivel të perceptimit për botën dhe shtim të shprehive stilistikore dhe poetike
Po zgjedh jetën me të gjitha shëmtitë e saj, me të gjitha mashtrimet që na ofron përditë