Tasim Gjokutaj TO0384
Libër i ri
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
Kush e hëngri akulloren?
Na ish në pyll
një ëmbëltore,
bënte shurup
dhe akullore
me manaferra
me copa borë;
...Eh, sa të mira!...
Të gjithë që vinin,
buzët lëpinin...
Një ditë, kur dielli,
që lart nga qielli,
kish larë me rreze
fusha, bregore,
na shkon Arushi
në ëmbëltore
e na kërkon
dy akullore:
- Teta, m'i jepni
ju kësaj radhe
një kaq të vogël,
një kaaaaaaq të madhe!
- Po si i do,
more Arush,
në gotë,
a në kaush?
- Të voglën,
në kaush sa gishti,
të madhen,
në kaush sa qypi...
Të voglën vetë
do ta lëpij,
të madhen mamit do t'ja çoj
mu në shtëpi!
- Të lumtë, Arush,
të lumtë, - i thanë,
- që ke kujdes
dhe për mamanë!
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 128 |
| Viti i Botimit | 2014 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Nga autori Tasim Gjokutaj, tepër i dashur për fëmijët, vjen libri me katër poema humoristike, të shoqëruara me ilustrime