Kastriot Tusha TO0687
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
| ISBN | 9789928376015 | |
Përkatësia e tij nga treva e këngës që ai ka marrë në shqyrtim, ia lehtëson vendosjen e objektit të studimit në një kontekst sa më funksional, sepse ajo njohje vjen e bashkëshoqëruar me informacionin organik që ai zotëron si frymë e si dije qoftë për muzikën, por sidomos aspektet kulturore dhe frymën ku është ngjizur ai lloj muzikor.
Materiali tejet i gjerë që sillet përmes studimit, lehtëson dhe mundëson zhvillimin e kompetencës muzikore të çdo individi, duke qenë i vlefshëm edhe për grupmosha të caktuara shkollore për të cilat formimi muzikor është një ndër përbërësit e rëndësishëm të formimit të tyre estetik. Për gjithë vlerat që punimi bart, botimi i tij do të nxisë e ushqejë kërshërinë e lexuesit të grupmoshave të ndryshme, e po ashtu të trevave të ndryshme të Shqipërisë, të cilët do të kenë mundësinë të kenë në dorë një material të vlefshëm për formimin e tyre kulturor, muzikor dhe estetik.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 208 |
| ISBN | 9789928376015 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Kjo buqetë romancash e ripunuar, e rindërtuar, e riinterpretuar dhe e botuar në versionin e orkestruar për një formacion komerçal, do të mbetet një gurë i çmuar në arsenalin e trashëgimisë sonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar.