Dicka e shkruar Shiko më të madhe

Dicka e shkruar

Emanuele Trevi BD0177

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi Pier Paolo Pasolini.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303687

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në në një arkiv, mes një labirinti letrash të mbyllura, në një pallat të madh në lagjen Prati mbretëron Laura Betti, një noprane e madhe që po i perëndon ylli: por takimi me heroinën e çartur të këtij libri, e vetëquajtur e megjithatë trashëgimtare e mirëfilltë shpirtërore e poetit friulan, për djaloshin ka vlerën e një takimi të vërtetë me Pasolini-n, njëlloj sikur autorja e Teoremës të ishte ngjizur, të ishte pushtuar nga prania e tij e gjallë, nga itinerari privat prej eksperimentuesi të zjarrtë seksual dhe nga ndodhia e tij publike e artit, herezisë dhe provokimit. Diçka e shkruar rrëfen linjën e hijes së kësaj molepsjeje dhe shkëputjen e pashmangshme prej saj një shkëputje nga adoleshenca dhe një epokë e tërë; por rrëfen edhe një ngjarje tjetër, atë të njohjes fillestare me misteret, të hyrjes në sekretet e fshehta dhe të përjetshme të jetës.

Të dhëna

Faqe236
ISBN9789994303687
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiAgim Doksani