Shtëpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993 me tre punonjës. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar mbi 2400 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme.
Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.
“Historia e Ilustruar e Botës” ofron një panoramë të përmbledhur të kalimit të madhërishëm të historisë mbi tokë, nga Bing Bengu e në agimin e shekullit XXI.
Per here te pare vjen ne shqip autorja Laura Freudenthaler e cila eshte shqiperuar nga Irena Nasi. Nje roman befasues qe do tju mbaje te lidhur deri ne faqen e fundit...
Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1. Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX
Veçantia e këtij libri sipas shkrimtarit qëndron jo vetëm se ai rikthehet tek zhanri i novelës pas shume vitesh, por edhe vazhdimësia për të kuptuar rolin e individit në historinë shqiptare, e në këtë rast ai hulumton mbi origjinën e dhunës tek shqiptarët.
Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën Hosteni, si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve.
Para syve, një horizont prej akulli dhe drite, gjithmonë i paarritshëm. Janë vende, histori, ditë, vite, epoka gjeologjike që i rezistojnë perspektivës lineare të një tregimi të thjeshtë. Një gjeometri mijëvjeçare natyrore që shtresëzon çdo gjë, që kristalizon çdo kujtesë. Një botë ku përshkrimet mjedisore kthehen në ndjenja, në emocione. Ky roman është...
Një subjekt që të mban peshë, një rrëfim plot të papritura, një stil i pasur e i rrjedhshëm, i përpunuar, ku nuk mungon humori e situata nga më të habitshmet.
Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike
I botuar për herë të parë më se gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, i përkthyer e i botuar deri tani në gjashtë gjuhë të huaja, ndër të cilat frëngjisht, gjermanisht, anglisht etj., ky libër sjell një tablo të papërsëritshme të jetës së përditshme në epokën e zymtë
Një libër i freskët, që ka fuqinë e romanit historik, saktësinë e një biografie dhe magjinë e rrëfimit melankolik.
Fëmijët kanë aftësi të jashtëzakonshme për të mësuar gjuhët e huaja. Ata kanë nevojë për një shtysë në mënyrën e duhur dhe në momentin e duhur. I tillë është libri “I speak English”, i cili përmban rreth 1000 fjalët e para në gjuhën angleze. Ky libër të mëson anglisht përmes lojërave dhe argëtimit, dhe nga dialogët, hidhen hapat e parë për të komunikuar...
Nje tjeter perkthim i kryeveprave te letersise boterore rivjen ne shqip. Kesaj radhe, poeti dhe perkthyesi i njohur Llambro Ruci ndermerr sfiden e madhe per ta shqiperuar ne nje tjeter version: Iliada është kryevepra absolute e llojit epik, lindja e së cilës është çasti themelues i gjithë traditës letrare të perëndimit.
I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë.
“Imaret” nuk është thjesht një tjetër roman historik, por pasqyra e një shoqërie, në një periudhë të plotë që vjen në jetë në një mënyrë unike, duke portretizuar paragjykimin së bashku me aventurën, aksionin, dashurinë, situatat komike dhe tragjike.
Ky libër do të thellojë më tej njohuritë e personelit mjekësor për njohjen në mënyrë shkencore të luftimit dhe prevenimit të sëmundjeve salmoneloze.
Në prag të marrjes së një vendimi që do ti ndryshonte jetën, Aleksis Filding dëshiron të mësojë për të kaluarën e nënës së saj. Por Sofia, e ëma, nuk i ka folur kurrë për këtë.
Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
Rrëfimi i Bardhyl Londos në këtë libër të jetës është dëshmi e luftës për të mbetur njeri, por edhe një lufte tjetër më të vështirë: të asaj për të mbetur shkrimtar në një shoqëri me dy ngjyra.
Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është...
Arben Shehi, me profesion arkitekt, por që nuk heq dorë kurrë nga letërsia dhe artet, që mbeten pasionet e tij të vazhdueshme. Poezitë e tij janë thellësisht lirike, tamam si një pasqyrë e vogël e vetë poetit
Kalifja, një nga kryeveprat e shkrimtarit italian Alberto Bevilacqua, po sheh për herë të parë dritën e botimit në gjuhën shqipe.?
Kalorësi i Bronztë është pjesë e një trilogjie. Romani nuk përfundon me kaq. A duhet të besojmë se Aleksandri ka vdekur? Si do të jetë jeta e Tatianës në Amerikë?
Ky roman i heq maskat e njerëzve në përditshmëri. Autori të gllabëron që në faqet e para të historisë së personazhit, Pietro Paladini, i cili pasi humbet gruan, nis të vëzhgojë në thellësi jetën dhe përditshmërinë e vajzës së tij. Nëse në pamje të parë libri duket një melodramë, romani përfundon në një dramë qesharake, përmes mjeshtrisë së rrëfimit dhe...
Një libër plot entuziazëm që të bën për vete e që vazhdimisht zgjon emocione te lexuesi, ashtu sikundër dikush ndodhet përballë misterit femëror. Libri “Kapelat prej kashte” qarkulloi për herë të parë në vitin 1946 dhe, më pas, u botua në Paris, më 1950 nga Botimet “Gallimard” me titullin “Trois Étés”. Në atë kohë Camus shkroi: