Kokëboshi dhe shokët e tij Shiko më të madhe

Kokeboshi ne hene

Nikollaj Nosov TO0386

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Është një histori bëmash dhe aventurash të mrekullueshme, që ka magjepsur breza të tërë fëmijësh. Plot ngjyra dhe imagjinatë, ky libër i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të zënë një vend në zemrën e lexuesve të vegjël, dhe për të qëndruar aty edhe kur ata të rriten.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277336

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Qyteti i Luleve, banorët fëmijë të të cilit mbajnë emra që lidhen me talentin, profesionin, karakterin apo pamjen e tyre fizike. Doktor Ilaçi, Qelqëtari, Dituraku, Buloni, Sherbet-Sheqeri, dy vëllezërit Ah-Sikuri dhe Po-Sikuri, Lulelepurushja, Sykaltra, Petulla, Fjalëpaku, Fjalëshumi, janë disa nga personazhet e çuditshëm të librit, që fëmijët do i adhurojnë.

Dhe në krye të kësaj liste të gjatë është Kokëboshi, i cili nuk di asgjë. Ai është përtac, do të arrijë gjithçka pa u lodhur. Duke qenë gjithmonë në kërkim të aventurës, për të qenë dikushi, ai përpiqet më kot për t'u bërë muzikant, piktor, poet, pilot garash... dhe, në fund, ai ndryshon.

Transformimi i tij fillon gjatë ekspeditës për të eksploruar Qytetin e Gjelbër. Ai mëson të lexojë!

Duke shfletuar librin, faqe pas faqe, fëmijët do të ndjekin një sërë aventurash të Kokëboshit dhe miqve të tij, prej të cilave nxjerrin edhe mësimet mbi respektin dhe jetën në grup.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe480
ISBN9789928277336
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat16,5 x 23
PërkthyesiTianda Çuçka