Pas shkrimit te tre librave, Iva Musaraj vjen para lexuesit me nje romance te pazakonte, e cila te surprizon dhe te sfidon qe ne titull.....
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi në ngritjen në art të gjuhës dhe mendësisë së "rrugës", kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, - të...
Një familje e ndarë më dysh nga politika, që u mbijetoi sfidave të kohës si një e tërë. Një familje me dy partizanë në luftë që u digjet shtëpia dhe internohen po nga partizanët. Një baba i arratisur, i cilësuar tradhtar dhe i vendosur kundër të birit hero. Një nënë që kalon 12 vjet në internim me tre fëmijët e saj të vegjël, me bashkëshortin dhe një...
Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
Hipnotizues dhe misterioz, nuk mund ta lëshosh nga dora. Një rrëfim rreth miqësisë së fortë dhe zbulimeve të rrezikshme. Fitues i çmimit “The Oxfordshire Book Awards” 2013
Një roman i madh aventurash dhe dashurie, në të cilin qentë qajnë, majmunët flasin dhe nëpërkat puthen. Një mëngjes shtatori të vitit 1890, një topograf belg, i ngarkuar nga mbreti i vet për të zbërthyer Afrikën, largohet nga Leopoldvili për në veri. Nën udhëzimin e yjeve dhe me disa instrumente të thjeshta, Pjer Klaesi kishte mision të materializonte, në...
Pasioni, tundimi, besnikëria- një histori dashurie në Londrën bashkëkohore.
Kjo seri përmban 4 libra me nga 150 figura ngjitëse plot ngjyra: “Vishni me figura ngjitëse princeshat e hijshme”, “Vishni me figura ngjitëse balerinat e bukura”, “Vishni me figura ngjitëse shoqet e ngushta”, “Vishni me figura ngjitëse pyllin e magjepsur”. Çdo libër përmban më tepër se 20 veshje ose paraqitje krijuese. Certifikuar për sigurinë nga BE
BESTSELLERI I NJU JORK TAJMSIT - EMOCIONUES, SEKSI, I SOFISTIKUAR! NJË I VDEKUR, KATËR TË DYSHUAR - DHE NJËRI PREJ TYRE PO GËNJEN Një pasdite pesë nxënës të Gjimnazit Bejvju futen në klasën e ndëshkimit. Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme...
Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone. Kete roman autorja ia ka “besuar” shtepise botuese Onufri.
Shkrimtari i njohur Martin Gjergji merr një ftesë të papritur dhe plot mister nga Ministria e Jashtme e Francës. Është viti 1990. Lejohet të udhëtojë për në Paris pa shoqërues. Gjithçka i tregon se policia e fshehtë e Tiranës i ka ngritur një kurth për ta eliminuar. Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike....
Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift...
Pas romaneve "Meriyll" dhe "Pandashmërisht Meriyl", libri që keni, në duar eshte pjesa e fundit e sages së dy heronjve, Merit dhe Sidit, si edhe e familjeve të tyre.
Booktoku ka emrat e tij edhe ne Shqiperi tashme. Njera prej tyre qe ka spikatur gjate muajve te fundit eshte Aulona Ilasllari. Pas romanit bestseller Nje fund pa fillim, sjell romanin e dyte te kesaj romance prekese, qe hidhet ne qarkullim ne prag te Shen Valentinit: Kur dashuria ndërthuret me dhimbjen, a thua është më po e njëjta dashuri? A do të...
Një romancë e ngjizur nga shkëndija pasioni, një grishje për të eksploruar botën e ndjeshme të zemrës femërore, nën metaforikën e furishme të shprehisë së qenies.
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
Kjo histori dashurie është një vështrim tejet i thellë në zemrat dhe në mendjet e tre njerëzve, të cilët në të njëjtën kohë janë të detyruar të veprojnë përtej mundësive të tyre. “Një martesë amerikane” është një kryevepër e rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e...
Një histori gjithëpërfshirëse e familjes, dashurisë dhe miqësisë, e treguar në sfondin shkatërrues të historisë së Afganistanit gjatë tridhjetë viteve të fundit, “Gjuetari i balonave” është një roman i pazakontë dhe i fuqishëm që është bërë tashmë një klasik i dashur, - i veçantë në llojin e tij. Ky libër ka vetëm një të metë, - mbaron shpejt, - thotë...
Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtrisht në romanin e Kadaresë.
Romani më i vlerësuar i shekullit të XX. Këtë shije kanë përzgjedhur lexuesit e bibliotekave amerikane. Fituesi i çmimit Pulitzer, vjen me sukses edhe për lexuesin shqiptar
Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Pena e përsosur e Xhejn Ostenit e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.
Kryevepër botërore, që nuk mbahet vetëm si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa interes midis shokësh, por konsiderohet si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës! Vepra më e mirë e një prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe miqësi e ngushtë shokësh, që...
Historia tepër e dhimbshme dhe romantike e Margaritës!
A mund të jenë vallë arsye të forta që e çojnë një martesë drejt divorcit, vetëm mungesa e së qeshurës dhe rutina e përditshme?!
Klelia… Një emër – stacion në jetën e saj. Mamaja e saj e adhuroi personazhin e shkrimtarit Ksenopulos, dhe pak para se të ikte nga kjo jetë i vuri emrin e saj. Pa dashur i dhuroi dhe fatin e konteshës rrezatuese.
Ne kete set fantastik ne jemi perpjekur te sjellim dy libra qe ndertojne kultin e librit, - rendesine e tij ne edukimin e femijes dhe fuqine transformuese qe mund te sjellin ne jeten e cdo individi. Padyshim, kjo eshte nje nder dhuratat me te bukura qe mund t’i beni femijes, nese doni qe t’ia beni librin pjese te pandare te jetes se tij.
"Kërkesë për miqësi" është romani që do t'ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t'ju lërë pa frymë deri në të fundit. Romani i Laura Marshall është konsideruar si trilleri më i bukur i vitit.
“Sekreti i një nate vere”, nga autorja bestseller e librit “Pas dyerve të mbyllura”, B. A. Paris është një libër që të mban frymën pezull