I ri Kryevepra te pakryera Shiko më të madhe

Kryevepra te pakryera

Bashkim Shehu TO0587

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928376688

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Për aq sa gjykimet vetjake superlative mund të qëndrojnë si vlerësime të drejta kategorike në këtë lëmë, kam bindjen se Mentor Kosturi  është, përtej çdo dyshimi, shkrimtari më i madh i letërsisë së fshehtë shqipe, ose i asaj që quhet letërsi e sirtarëve në Shqipëri.

Më anë tjetër, pikërisht për aq sa është me vend gjykimi i mësipërm, krijimtaria e tij përbën dështimin më madhështor në letërsinë shqipe të të gjitha kohëve. Asnjëra nga veprat e tij, ashtu siç ka pasur mirësinë të na i dorëzojë i biri, zoti Viron Kosturi, të futura në një valixhe shumë të vjetër, të drunjtë, ku autori i kishte kyçur në prag të vdekjes së tij tragjike, asnjëra nga kryeveprat, guxoj të them, nuk është e përfunduar.

Prandaj, mënyra ose forma më e mirë për t’i paraqitur ato, ndoshta e vetmja mënyrë ose formë e përshtatshme, e atillë që e përcjell sa më të plotë fuqinë e tyre, është ajo që kam zgjedhur në këtë libër.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe446
ISBN9789928376688
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik