Këtë libër, ku përfshihen këndvështrime dhe receta nga “Bebe Day by Day: 100 Keys to French Parenting”, duhet ta kenë të gjithë ata prindër, të cilët duan të rrisin fëmijë të shkëlqyer e me sjellje të patëmetë, pa cenuar jetën e tyre.
Ky liber duhet lexuar nga studente, akademike, praktues, - por mbi te gjitha nga prinder pasi sjell te dhena dhe keshilla me vlere sesi te edukojme femijet qe sapo vijne ne jete, duke dhene ne kendveshtrim te gjitheanshem mbi procesin e te mesuarit. Ky liber eshte i pervetesueshem nga lexues te grup-moshave te ndryshme.
Ky libër do t’ju shpëtojë nga humbja e durimit. Ai përmban lojëra të thjeshta, duke ju dhuruar pesë minuta kënaqësi, mbi të gjitha, qetësi! Lojëra pesëminutëshe për t’u argëtuar me fëmijët, kur jeni të zënë dhe duket sikur koha s’ju mjafton.
Ky liber sjell strategji revolucionare për trurin e fëmijës dhe mënyrën se si të sillemi me ta dhe lehtëson edukatën prindërore, duke i kthyer situatat e përditshme në përvoja të vyeshme për formësimin e trurit të fëmijës, edukimin e mendjes së tij dhe mirëqenie të gjendjes emocionale të fëmijës.
Ky liber analizon vetevleresimin e femijeve te kesaj moshe dhe i sugjeron prinderve sjellje pedagogjike per ta ndihmuar kete zhvillim.
Nëse planifikoni zgjerimin e familjes, duhet ta lexoni PATJETER këtë libër. Mos e leni të ardhmen e bebes tuaj në duar të rastësisë.
Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale?
Këshilla nga ekspertët e 'Practical Parenting', të cilave mund ti besoni plotësisht. Përgjigje të qindra pyetjeve, duke filluar nga shëndeti, të nxënët, zhvillimi dhe sjellja. Zgjidhje të suksesshme të problemeve të zakonshme, si përshembull, përgjumja e foshnjes, mësimi me oturakun dhe kalimi i krizave të inatit.
Libri «Vitet e foshnjërisë» i autorit Remo H. Largo është pritur me mjaft interes nga lexuesi. Të dhënat kryesore që parashtron ky libër kanë të bëjnë me moshën 0-2 vjeç, problemet dhe shqetësimet e Saj, zhvillimi, turbulencat, rritja, ushqimi, gjumi, aty edhe buzëqeshjet, ngritja në këmbë e fëmijës, të folurit, kuptueshmëria, mëmësishtja, edukatorët,...
Nëse shpirti dhe mendja e fëmijës nuk ushqehen me librin, muzikën, artin dhe njohuri të tjera shkencore, pra me të bukurën dhe të mirën, atëherë shpirti dhe mendja do të mbushen me pasione, frikëra e dyshime. Dhe këto nuk e lënë njeriun të emancipohet dhe të jetë njerëzor me veten dhe me të tjerët.
Në këtë libër do të gjeni këshilla dhe ndihmë për fëmijën tuaj. Është përzgjedhur dhe adresohet te ju, prindër, për tiu hequr dilemat dhe momentet më kritike gjatë prindërimit në hapat e para
Një udhëzues themelor për kujdesin ndaj vetes dhe foshnjës, nga ngjizja e fëmijës deri në moshën trevjeçare. Tërësisht praktik, i ilustruar plotësisht dhe i indeksuar.
Një dhuratë e veçantë për njerëzit tuaj më të dashur. Imazhet dhe teksti janë të frymëzuara nga dashuria për njerëzit tuaj më të shtrenjtë.
Bëhuni njësh me mendimet më të thella të fëmijës tuaj dhe përpiquni të jeni prindi që doni.
Një manual vjen falë përvojës dhjetëra vjeçare të kërkimeve dhe studimeve nga Dr. Polikron Çelës, personalitet i padiskutueshëm në fushën e pediatrisë dhe në edukimin e fëmijëve. Ky është libri që iu ka munguar deri më sot nënave të reja. Njohuritë që do të merrni përmes këtij libri do t’ua bëjnë më të lumtur prindërimin