Shkruar kur Maupassant ishte në kulmin e fuqive të tij, "Bel-Ami" është një roman i sinqeritet të madh dhe cinizmit; vepra është e mbushur edhe me gëzimin absolut të jetës - përshkruan skena dhe karaktere të Parisit të belle Epoque me zgjuarsi dhe ndjeshmëri.
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
Në këtë përmbledhje me tregime dhe novela janë përfshirë: Roza, Hakmarrja, Dikur, Prika, Një mbrëmje, Zhozefi, Dëbora e parë, Një gjel këndon, Iveta, Në pyll etj. Gi de Mopasan (1850-1893) është prozator i shquar francez, një ndër përfaqësuesit më në zë të natyralizmit, njohës i thellë i jetës së kryeqytetit e provincës së Francës, në fundin e shekullit XIX.
Në këtë vëllim janë zgjedhur me kujdes disa nga tregimet dhe novelat më të bukura të shkrimtarit të madh francez, si Motrat Rondoli, E vdekura, Horla, Endacaku, Dhoma 11, Gruaja ime, Zonja Herme, Dora rrjepacake etj. Kjo përmbledhje vjen në shqip nga dora mjeshtërore e Nasi Lerës.
Nje nga mjeshtrat me te medhenj te tregimit europian, Guy De Maupassant vjen me nje permbledhje ne shqip permes perkthimit te mjeshtrit te madh, Halit Selfo, nen siglen e shtepise botuese Zenit. Ne kete vellim jane perfshire tregimet: “Dy miq”, “Zonjusha Fifi”, “Shtepia Telje”, “E bija e Tokes” dhe “Lumturia”.
Nga mjeshtrit e mëdhenj të traditës shqipe të përkthimit, Halit Selfo dhe Vedat Kokona, vijnë në shqip Zonjusha Perlë, Dramë e një zemre të përulur, Kokoja, E bija e Rokës, Historia e një shërbëtoreje, Fuçia e vogël, Shtëpia Telje, Zonjusha Fifi etj.