Almira Llausha

Lindur me 11 dhjetor 1990 në Lushnjë, Shqipëri. Në vitin 2014 mbaron studimet e larta për psikologji të përgjithshme në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës dhe në vitin 2016 përfundon Masterin për Këshillim Psikologjik pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.


Në shtator të vitit 2017 trajnohet në Psikotraumatologji pranë Shoqatës EMDR Albania dhe në psikologjinë emergjenciale, ku u bë edhe anëtare dhe dha kontributin e saj aty.


Për rreth 1 viti u trajnua në Psikotraumatologjinë e Integruar pranë Shoqatës EMI Italy. Ka qenë anëtare e Shoqatës së Psikologëve të Shqipërisë, viti 2018.


Ka marrë pjesë në shumë trajnime, konferenca, ëorkshop-e kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka dhënë kontributin e saj vullnetar në çështje psiko-sociale. Është certifikuar së fundmi edhe në: Akademinë MultiDisiplinare të Profesionistëve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna dhe Shfrytëzimi Seksual, nga Barnahus, Albania e CRCA.


Ka shkruar artikuj të ndryshëm në Revistën “Psikologjia”. Ka punuar nga viti 2019 e deri në 2021 si: “Specialiste për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” dhe “Koordinatore Vendore për Dhunën në Familje”, pranë Bashkisë Divjakë. Nga viti 2021 deri në 2022 ka punuar si psikologe, pranë gjimnazit të qytetit të Divjakës.


Aktualisht ushtron profesionin e saj si psikologe dhe psiko-terapiste, pranë Qendrës Shëndetësore, Divjakë.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
Showing 1 - 1 of 1 item