"Gënjeshtrat e vogla të mëdha” është një rrëfim i shkëlqyer për ish-bashkëshortët dhe gratë e dyta, nënat dhe bijat, skandalet në oborrin e shkollës dhe gënjeshtërzat e rrezikshme që ia themi vetes për të mbijetuar.
Një roman intrigues që flet për martesën, për marrëdhënien mes motrave dhe vëllezërve, si dhe për faktin se askush s’na lëndon dot më fort se njerëzit që duam më shumë.
Sesilia Ficpatrik gjen rastësisht midis ca dokumenteve të vjetra, një zarf të burrit të saj Xhon-Pol, me mbishkrimin se letra e mbajtur aty i drejtohej asaj, me kusht që ta hapte vetëm pas vdekjes së tij. Gjithsesi, ajo, pas shumë ngurrimesh, në një çast kur i shoqi ndodhej në një ambient tjetër të shtëpisë, e hap zarfin dhe gjithçka që ajo besonte,...