Rolf Mowatt - Larssen

Para se të punonte në Harvard në vitin 2009, Rolf Mowatt-Larssen-i shërbeu për tre vjet si Drejtor i Zbulimit dhe Kundërzbulimit në Departamentin e Energjisë së SHBA-ve.


Ai shërbeu për 23 vjet si oficer i lartë i inteligjencës në CIA, në poste të ndryshme në vendin e tij, si edhe në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë pozicionin e Shefit të Divizionit të Europës në Drejtorinë e Operacioneve gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, Shef i Departamentit të Armëve të Shkatërrimit në Masë, Qendra e Kundërterrorizmit, si dhe Zëvendës-Drejtor i Asociuar i Inteligjencës Qendrore për Mbështetjen Ushtarake.


Përpara karrierës së tij në inteligjencë dhe pas diplomimit në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point, Rolfi shërbeu si oficer në ushtrinë amerikane. Ai është i martuar me Rozin. I lindur si një luteran nga prindër norvegjezë, Rolfi e kulmoi udhëtimin e tij të besimit, duke u konvertuar në katolicizëm në Aman të Jordanisë, në vitin 2013. Pas shumë detyrash në Europë dhe Lindjen e Mesme, që përfshinë pesë dekada në shërbim të vendit, në vitin 2016 Rolfi dhe Rozi u kthyen përgjithmonë në SHBA.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    1 500 Lekë Out of stock

    “Midis CIA-s dhe BESIMIT” është një libër kujtimesh mbi përvojat jetësore dhe veprimtarinë e një oficeri të lartë të CIA-s, sikurse është gjithashtu edhe një udhëtim mistik i tij drejt besimit.

    1 500 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
Showing 1 - 1 of 1 item