Fatmira Aliaj

Fatmira Aliaj lindi në Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në fakultetin Histori-Filologji. Krijimet e para të saj janë disa vjersha dhe tregime të shkurtra. Më pas ajo iu kushtua gjinisë së dramës dhe letërsisë për fëmijë. Ka botuar dramat “E fejuara ime”, “Kthesa” dhe “Faji”. Më pas botoi vëllimin “Betiana” ku përfshihen tri drama: “Primavera e Beethovenit”, “Një vit i vështirë”, “Betiana” dhe këto kohë dramën “Vallëzimi i fundit”. Ka botuar novelat “Stina e humbur”, “Rekuiem për ty” si edhe romanin “Shpirti i humbur”. Për fëmijë ka botuar: “Enoja dhe Pisokja”, “Diana e vogël”, pjesën teatrale “Një natë e gjatë” dhe novelën “Albani dhe qenushi Xhud”. Së fundmi vjen me romanin “Dyzet letra dashurie”.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 2 of 2 items
  • Quick view
    700 Lekë In Stock

    Romani “Dyzet letra dashurie” nuk është thjesht një rrëfim dashurie, por trajton disa aspekte të marrëdhënieve njerëzore dhe në mënyrë të veçantë raportet e këtyre marrëdhënieve në një familje.

    700 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    700 Lekë In Stock

    Me gjuhë të zgjedhur, me një sintaksë që tirret lehtësisht, me fjali e fraza që shkasin dhe shkojnë butë e ëmbël te kuptimësitë që mëtojnë të shprehin. Vende-vende, jo si qëllim në vete, proza e Fatmira Aliajt merr ngjyrat e poezisë, gjithmonë duke i mbetur rreptësisht besnike të shprehurit në prozë.

    700 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 2 of 2 items