Kjo vepër poetike përfshin një përzgjedhje të krijimtarisë më të mirë të këtij poeti. Ajo është e strukturuar në shtatë cikle. Poezitë janë të natyrës meditative dhe reflektive, të shkruara në gegnisht, të ngjyrosura me momente të veçanta jetësore, si; vetmia, trishtimi, dashunia, dhembja, vuejtja; e kaluemja, e tashmja, e ardhmja; jeta dhe vdekja, etj....
Poeti, kritiku dhe pedagogu i letërsisë bashkëkohore Arben Prendi vjen për herë të parë me një përmbledhje me 28 tregime, të shkruara përgjatë një periudhe kohore 1993 – 2018. Ky është një botim i përgatitur nga shtëpia botuese SCHNELL. Këto tregime në mënyrë artistike komunikojnë me tema mitike, historike dhe të jetës së përditshme të shoqërisë shqiptare.
Në këtë libër janë përmbledhur disa studime të realizuara gjatë pesë viteve të fundit, në forma të ndryshme, në formën e artikujve monografikë, kumtesave etj., të cilat janë botuar kohë pas kohe në revista shkencore, apo janë mbajtur në konferenca shkencore të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.