Suad Arilla me romanin “Libri i kujtimeve dhe i harresës” është fitues i “Fondit të krijimtarisë letrare për të rinj”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, me motivacionin: “Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por...
Në këtë roman çështjet e identitetit, rrethanat njerëzore, fati, problemet sociale, çështje personale të pashpjegueshme dhe ngjarje deri në kufijtë e magjikes, të lidhura ngushtësisht me metaforën e zanafillës, mbajnë mbi vete peshën e kohës dhe zvetënimin e brendshëm njerëzor.