Ervin Nezha

Ervin Nezha është një emër i ri në letërsinë bashkëkohore shqipe. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Histori – Filologji, dega letërsi, në Universitetin e Tiranës. Përmbledhja me tregime “Të vdesësh nën diell”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Albas shfaqi profilin e tij si tregimtar. Nezha u bë pjesë e konkursit të Karantinës, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Vepra e tij u vlerësua mes tre krijimeve më të mira në konkurim. Më pas ky autor doli me romanin “Erërat që trazojnë mjegullën”. E gjithë krijimtaria e tij është botuar nga Albas. Ky autor ka përfaqësuar Shqipërinë në Panairin e Librit në Laipcig (Gjermani) me krijimtarinë e tij së bashku me disa shkrimtarë të tjerë shqiptarë. Ervin Nezha ushtron profesionin e mësuesit dhe jeton në Qarkun e Elbasanit.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 3 of 3 items
  • Quick view
    700 Lekë In Stock

    Ky roman është një rileximi legjendës se Gjergj Elez Alise dhe Bajlozit te Zi: Nje panorame kalorsiake dhe gotike, në një mjedis të magjepsur plot mite dhe besetytni, ku lufta per pushtet zhvillohet e ashper me intriga dhe me dritehije te forta

    700 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    700 Lekë In Stock

    “Të vdesësh nën diell” është përmbledhja e parë me tregime nga autori premtues, Ervin Nezha, i cili u shpall edhe një nga tri fituesit e çmimit “Libri i karantinës”. Këto tregime dallojnë për stilin befasues dhe mjeshtërinë e ndërtimit të karaktereve. Tematika e tyre i mëshon fort fatit të përcaktuar të njeriut.

    700 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    800 Lekë In Stock

    800 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 3 of 3 items