Rosa Liksom (1958) është një nga shkrimtaret dhe artistet më të njohura finlandeze. Lindi në provincën e Laponisë, në veri të Finlandës. Në moshën 17-vjeçare u shpërngul në Helsinki, ku studioi antropologji në Universitetin e Helsinkit. Lëvizi për disa kohë nëpër Europë. Për katër vjet jetoi në Kopenhagë dhe në Paris. Jetoi edhe në veri të Norvegjisë e në Islandë dhe më pas ndoqi studimet antropologjike në Universitetin e Moskës. Më 1987 u kthye përsëri në Helsinki.
Librin e parë, një vëllim me tregime, e botoi më 1985: Një natë ndalesë (Yhden yön pysäkki), i vlerësuar me çmimin J. H. Erkko. Prej atëherë i është kushtuar letërsisë dhe ka botuar 8 vëllime me tregime, 7 romane dhe 2 libra për fëmijë. Disa prej librave të saj janë ekranizuar me sukses. Rosa Liksom është mjaft e vlerësuar për krijimtarinë e saj dhe ka fituar çmimet më të rëndësishme letrare nordike dhe finlandeze.
Lexuesi shqiptar ndeshet për herë të dytë me këtë shkrimtare që vjen nga Finlanda. Libri i parë i përkthyer në shqip është “Kabina Nr. 6”.
Ritreguar me sinqeritetin e vrazhdë, të saktë e shqetësues të një gruaje tashmë të moshuar, që e ka gjetur më në fund lirinë, rrugëtimi i saj personal përfshin figura e fakte historike të tri luftërave finlandeze, por edhe të Luftës së Dytë Botërore: ushtarakë, intelektualë gjermanofilë, Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në...
Me një realizëm të ashpër që ngjason me poezinë, Rosa Liksom tregon takimin midis dy fateve, midis botës mashkullore dhe femërore, por në radhë të parë udhëtimin në fundin e një perandorie që duket se shpërbëhet në shenjat e para të shkrirjes, në zemrën e një populli krenar por të zhgënjyer, të ashpër dhe sentimental, që jeton në nostalgjinë e përjetshme...