Ky libër sjell rreth shtatë shekuj histori të lëvizjes Franceskane në Shqipëri që nga viti 1240 deri në vitin 1967, kur u ndalua feja në Shqipërinë komuniste. Referencat bibliografike, kujtesa në përshkrimin dhe renditjen e ngjarjeve, analizat dhe sintezat në paraqitjen e ndodhive hisorike e bëjnë At Marjan Prelajn një prej njohësve më të mirë të kësaj...
Kjo vepër vjen për herë të parë për lexuesit shqiptar; Ajo është shkruar që në vitin 1971 nga autori dhe është konceptuar si një punim mbi misionin shëtitës në Shqipëri për Urdhrin Franceskan. Frati Marjan Prelaj është pak i njohur por ai ka kontribute të shquara për historinë e Shqipërisë që nga viti 1912 dhe në vijim.