Duke analizuar historinë, ai u rekomandon njerëzve të jenë racionalë në veprimet e tyre politike, por, gjithashtu, vëren se një tiran i meriton të gjitha sharjet, ndërsa një themelues republike i meriton të gjitha lavdërimet. Këto ese vijnë në shqip për herë të parë.
Princi, vepra më e lexuar dhe e diskutuar e Niccolo Machiavelli-t, shkruar në verën e vitit 1513.
Një botim i ri i veprës klasike “Sundimtari” (Princi) të autorit politikan Nikolo Makiaveli, shoqëruar me një material gjykimesh mbi autorin nga personaliteti italian i shekullit 19, Ugo Foskolo, vjen i përkthyer dhe i pajisur me shënime nga Qemal Velija.