Njerëzit, pavarësisht racave, kombësive, gjuhëve dhe shteteve që u përkasin, krijojnë njohje, respekt dhe dashuri të ndërsjellë midis tyre. Ata kur komunikojnë nga afër njohin karakteristikat e përbashkëta dhe krijojnë lidhje miqësore që qëndrojnë gjatë. Kjo dukuri njerëzore është një e mirë e madhe me vlera shpirtërore, kulturore dhe ekonomike.
Në këtë roman vetëm trajton ngjarje sociale, politike dhe ekonomike të diktuara nga koha, por edhe përshkruhen imtësisht dhe me durim karakteret e personazheve që gëlojnë në të, ashtu edhe transformimet psikologjik të tyre, deri te triumfi apo disfata e pasionit, i cili, sido që ta quash, qoftë edhe dashuri, u nënshtrohet ligjeve të veta, ku vetë arsyeja...