Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore.Bombë në Beograd është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga. Në sfond të të gjithë kësaj është dashuria në mes dy heronjve kryesorë
"Ditar dashurie i një shkrimtari" është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij. E shkruar në formën e prozes refleksive, "Ditar dashurie i një shkrimtari" është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotiken. Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit...
“Ditar dashurie i një shkrimtari” është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij.
Albatros Rexhaj është shkrimtar modern, që me sukses të madh e ka gjetur rrugën te lexuesi i shumtë - në numër - i tij. Sinqeriteti dhe thjeshtësia e tij krijuese, trajtimi pa ekuivok dhe pa komplekse i temave, origjinaliteti krijues, e ka bërë emrin e tij të pranishëm në letërsinë shqipe. Mos hezitoni ta lexoni: Nuk është shkrimtari tipik që do ta hasni.
Ky ditar i drejtohet Lúlus, pjesës më të fisme të njeriut, dhe në të shpaloset një botëkuptim i ndryshëm e i ri, si reagim ndaj kohëve të vështira që po kalojmë. Duke u nisur gjithnjë nga përjetimi i tij i problematikave apo situatave të ndryshme, autori i jep zë ndjenjës, duke zgjedhur më të thjeshtën dhe njëherazi më të vështirën prej udhëve për të...