Jo, Ema nuk është si balenë, siç tallen djemtë në pishinë! Madje Lolës ajo i duket si princeshë. Edhe pse ka disa kilogramë më tepër, kjo nuk është një arsye për t’u tallur me të. Ajo është shumë e mërzitur për këtë. Edhe pse familja po e ndihmon shumë, ajo e ka kaq të vështirë të dobësohet. Emës i duket e padrejtë që Mediu ha si ari dhe nuk shëndoshet,...
Në të vërtetë, jo vetëm djemtë dinë të luajnë futboll, por edhe vajzat janë sulmuese të mira dhe dinë ta mbrojnë portën. Dhe për këtë bindesh plotësisht, po të shohësh Kapuçinën me topin ndër këmbë. Sa i përket Lolës, këtu çështja është pak më e komplikuar, por ajo është gati të bëjë gjithçka për të shënuar një gol kundër djemve!
Lola bashkë me prindërit e saj është ftuar për darkë te shoqja e saj, Zhana. Për fatin e saj të madh, ajo do të qëndrojë edhe për të fjetur tek ajo. Por në shtëpinë e Zhanës fëmijët sillen shumë çuditshëm: nuk i dëgjojnë prindërit e tyre dhe, mbi të gjitha, sillen siç ua do qejfi. Lola habitet shumë dhe imagjinon se çfarë mund të ndodhë në shtëpinë e saj,...
Papunësia u fut frikën si të rriturve, ashtu edhe fëmijëve. Kompaninë e Pierit, babait jo të vërtetë të Lolës, do ta blejë një kompani tjetër dhe ai do të mbetet pa punë. Lola është shumë e shqetësuar dhe e pyet veten se pse pikërisht Pieri duhet të mbetet i papunë. Një ditë Pieri i njoftoi se do të rikthehet në shkollë, sepse dëshiron të ndryshojë...