

Një ndër komeditë më të njohura të Molierit, vë në dukje forcën e parasë dhe pushtetin që ka ajo ndaj njerëzve.
Në komedinë "Koprraci" Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet koprracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim.
Moliere, në komedinë "Koprraci", i frymëzuar nga vepra Kusia e Plautit, qesëndis koprracinë e Harpagonit, tek i cili pasioni për të grumbulluar para ka zhdukur çdo ndjenjë të mirë dhe krejt dashurinë e dhembshurinë; ky koprrac terrorizon familjen e tij dhe shërbëtorët e vet.