Me ne fund vjen e perkthyer serish...
Seria e jashtëzakonshme e detektivit privat Timi Dështimit (që veç i dështuar s'është), ekranizuar së fundmi nga Disney, vjen më në fund edhe në gjuhën shqipe. Histori që të shkrijnë së qeshuri!
Ne pikun e pushimeve verore, vjen edhe nje liber tjeter fantastik nga Jeronim Stilton: Kesaj radhe aventurat e botes miushore zhvendosen ne Havai. E ku ka me mire se sa te argetohesh me keto aventura ne ditet e nxehta te veres. Hata fare....
Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe shoqërohet me ilustrime të mrekullueshme. Çdo ilustrim i artistes Melanie Williamson është plot humor dhe sikur i japin jetë çdo personazhi. “Billi dhe përbindëshat e vegjë” është libri që do t’i pëlqejë çdo fëmije, që ashtu si Billi me siguri në fund të librit do të dojë të jetë shok me Trumbetën.
Mirë se vini te Hoteli “S’ke çfarë sheh këtu” për krijesa magjike, ku E ÇUDITSHMJA është normale për Frenkin dhe prindërit e tij, të cilët drejtojnë hotelin.
Kudo që hidhte sytë, shihte veç ujë. Nuk ia kishte idenë se ku ishte. I vetëm lundronte në detin pa anë e pa fund. E shqetësonte mendimi se mos ndoshta nuk do të mund të gjente asnjë anije pas tri ditësh, po i jepte vetes shpresë. Çfarë do të ndodhë me Aleksandron dhe udhëtimin që i ndryshoi jetën?
"Bisha e Pallatit Mbretëror", libri i ri nga autori më i dashur i fëmijëve shqiptarë, David Walliams, tashmë gjendet edhe në librarinë online, Bukinist.al
Kur një gënjeshtër e vogël e bardhë të çon drejt një mali me telashe...
Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen.
Shtepia botuese Albas sjell ne treg permbledhjen e plote te Tom Sojerit, ne nje botim special per biblioteken e femijes tuaj
Në këtë roman të dytë të serisë, që mund të lexohet edhe më vete, autorja e mirënjohur, Maria Parr, kthehet në Gjirin Matildvik me një histori për Lenën, detin dhe Trilin. Mosha e leximit: nga 9 vjeç.
Këtu gjenden disa nga përrallat më të bukura të të gjitha kohërave. Tituj të njohur, si "Bukuroshja e fjetur", janë përralla mbi vlerat që kanë ende rëndësi për ne sot, si familja dhe besnikëria, miqësia dhe kuraja, të shkuarit mirë në shoqëri dhe realizimi i ëndrrave. Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do...
Nje liber i gjithi me ilustrime në përmbajtjen e së cilit përcillet mesazhi i dashurisë per njeri-tjetrin due humanizmin. Një histori shumë e rrallë, ku një lule e cila mban emrin e Diellit pra ajo quhet Luledielli nis një fluturim magjik perreth Globit, në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
Vetëm duke respektuar rregullat, si duke larë duar shpesh, duke mbajtur maskë në rrugë etj., ne mund t‘ia dalim mbanë.
Ilustrimet mahnitëse zbulojnë mrekullitë e gjithësisë, që nga shpërthimi i madh dhe vrimat e zeza deri tek udhëtimet kozmike. Bëni një udhëtim në thellësitë shpërthyese të një supergjiganti të kuq. Zbuloni planetët dhe hënat e pabesueshme që përbëjnë Sistemin Diellor. Hidhni një sy brenda anijes kozmike, kostumit kozmik dhe stacioneve hapsinore për të...
Pas shumë vitesh rikthehet Zihni Sako, me një libër për lexuesit e vegjël. Tregimtari, poeti dhe rrëfimtari shfaqet me një tufë vjershash fantastike, të shoqëruara me ilustrimet fantastike të Xhens Notes. Në fund të librit fëmijët do të gjejnë edhe disa vizatime të cilat presin për tu ngjyrosur nga vogëlushët
Babagjyshin e përfytyrojnë të ulur pranë zjarrit bubulak, duke lexuar me kërshëri çdo letër fëmije dhe duke menduar se cili prej tyre do të meritonte një dhuratë në Natën Magjike. Por, në të vërtetë, gjërat janë paksa më ndryshe!
Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur. Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi.
Aventurat me fyej magjikë e katallanë të Fatbardh Pikaloshit vijojnë të magjepsin fëmijët anembanë. “Babai” i Fatbardh Pikaloshit, shkrimtari i njohur për fëmijë, Bedri Dedja, ju fton në portat e botës së tij magjepsëse të përrallave. Në këtë libër do të njihni heroizmat e famshme të Pikaloshit dhe miqësinë e tij jo të zakonshme me Qenin Qimekuq-Zemërbardhë.
Përshëndetje, Jemi Tea sisters! Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi mikesha shumë të veçanta, madje më shumë se mikesha... Motra! Një ëndërr me hap vallëzimi: Falë kursit të baletit klasik të organizuar në miushford nga profesoreshë plie do të mësojmë tërë të fshehtat e kësaj disipline joshëse... Dhe mes...
Ashtu si për astronautët e Apollo-s që shkelën për herë të parë në Hënë, edhe udhëtimi i tyre në hapësirat qiellore është plot të papritura...
Lexuesit fëmijë do ta adhurojnë këtë libër plot ndjenjë dhe emocion, ku argëtimi dhe veprimi ndërthuren me mendime të thella, ndërsa trishtimi dhe dhimbja janë pjesë e natyrshme e jetës.
Gjithmonë i përfshirë në listën e 100 veprave më të rëndësishme në botë të të gjitha kohërave, "Makina e Kohës", është jo vetëm libri i parë me subjekt të nesërmen e largët të Tokës dhe jetesën e banorëve të saj, jo vetëm libri i parë klasik mister- shkencë, por vjen edhe për herë të parë në shqip si vepër e plotë.
Dita e zgjedhjeve po afron. Pa vrisni pak mendjen se kush po kandidon për senator të klasës... Ei Xhei dhe Andrea! Kryebashkiaku Habëll do t'iu mësojë fëmijëve të gjitha marifetet e politikës dhe se çdo votë ka rëndësi. Kush do të fitojë? Kush do të humbasë? Dhe kush do të puthw një bebe? Iii, sa e shpifur!
Aventura që zuri fill me “Sekretin e shtëpisë në ishull” dhe vijoi me “Qytetin e magjepsur” mbërrin në një përfundim drithërues me “Librarinë e shpirtrave”.
Sillu mirë me të tjerët, se askush nuk e ka jetën fushë me lule.
Një koleksion i çmuar me përrallat më të paharrueshme për fëmijë
Qarkullimi në qytet u bllokua! Polici Pol u nis për atje. Ai e di se ç'duhet të bëjë!