Në këtë vepër autori shpalos pasione përvëluese, stili është plot lëvizje të gjalla, i admirueshëm, i përgjakshëm. Dritëhijet e çdo qenieje Sadi i vendos në qendër, të zhveshura dhe plot gjenialitet.
Te Zhystina markezi dë Sad tregon ndodhitë e një heroine fatkeqe e tronditëse, të zënë në kurth prej korrupsionit e vesit. E gënjyer, e dhunuar, e poshtëruar, e vendosur nën rrahjet më të egra, kjo u ofron xhelatëve të vet çiltërsinë dhe besimin në virtyt. Në vepër gjejmë tërë perversitetet e një epoke, me të cilat Zhystina përballohet; epokë që u...