Bianka Pitzorno

Bianka Pitzorno ka lindur më 12 gusht 1942 në Sassari të Italisë dhe është shkrimtare, eseiste dhe edukatore e njohur. Ajo është bërë e njohur si romanciere për fëmijë dhe që nga viti 2000 është ambasadore e UNICEF-it

Pitzorno ka lindur në Sassari. Pas diplomimit në degën e Arkeologjisë pranë Universitetit të Cagliarit, jeta dhe aktviteti i saj janë zhvendosur në Milano. Për shumë vite ka punuar në programet kulturore të RAI-t për librin (Tuttolibri) dhe në programet rinore. Pjesë e jetës së saj janë edhe puna si mësuese e gjuhës greke dhe latine në Sassari.


Potzorno është autore e disa teksteve teatrale, është skenarise, por edhe përkthyese. Ajo ka punuar edhe si redaktore dhe mban autorësinë e disa teksteve të këngëve.


Që nga viti 1970 dhe deri më sot ka botuar mbi 50 libra non-fiction dhe libra për fëmijë apo të rritur, duke shënuar një shitje në mbi 2 milionë ekzemplarë.


Vepra e saj është botuar në shumë vende të botës. Përmes përkthimeve dhe aktiviteteve ka kontribuar për përafrimin e kulturave. Në vitin 1995 ka realizuar një bashkëpunim me Bibliotekën e Havanës në Kubë ndërsa ka marrë edhe një çmim nga Shoqata e Shkrimtarëve kubanezë.


Në vitin 1996 ka marrë një diplomë nderi nga Universiteti i Bolonjës për rolin e saj në shkencat e edukimit.


Megjithëse është në moshën 75-vjeçare, autorja vazhdon të shkruajë libra për fëmijë.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok
    I ri

    Eliza, Priska dhe Rozalba janë tre shoqe, të cilave nuk iu pëlqejnë padrejtësitë në shkollë. Zemra e tyre rreh fort kundër tyre. Në këtë libër ato denoncojnë teksa në klasë përurojnë fletoren e padrejtësive. Nëse keni dëgjuar apo lexuar “Zemra” e Edmondo de Amicis, duhet ta dëgjoni edhe zemrën e Pitzorno-s, autoren e mbi 50 librave të botuar në Itali....

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    470 Lekë Në stok

    Në pragun e Krishtlindjes, ndërsa të gjithë po festojnë, Lavinja, një shitëse e vogël shkrepësesh, po vdes nga uria dhe nga të ftohtit. Bëjini gati shamitë për të fshirë lotët! Në të vërtetë, jo! Bëhuni gati të qeshni, siç nuk ju ka ndodhur ndonjëherë teksa lexoni një libër, sepse historia nuk mbaron aspak siç mendoni ju.

    470 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok
    I ri

    Pas "Dëgjoje zemrën time" që pushtoi zemrat e lexuesve të vegjël, vjen në shqip libri "Një shkollë për Lavinjën", një rrëfim që emocionon lexuesit e të gjitha moshave! Një libër i këndshëm, që të bën të mendosh për mirësinë e shpirtit të Lavinjës dhe rëndësinë e miqësisë dhe dashurisë! Nga Bianca Pitzorno, shkrimtarja më e madhe italiane, që e krahasojnë...

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok
    I ri

    Historia e fëmijës së humbur, të rritur larg prindërve dhe pastaj të gjetur sërish, është një temë e rrahur në shumë nga romanet e shekullit XIX. Siç duket, në historinë e njerëzimit, të gjithë prindërit kanë pasur frikë se mos i humbasin fëmijët e tyre dhe të gjithë fëmijët e kanë përjetuar këtë frikë.

    900 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra