Tetor, 1920. Ndërsa Europa ndien ende plagët e Luftës së Madhe, nëpër rrugët e baret e Amerikës ushton xhazi, muzika e re që ka shpërthyer në getot me ngjyrë. Në Çikago, ku janë dyndur thuajse të gjithë yjet e xhazit të Nju Orleansit, mbërrin nga Oak Parku një djalosh njëzetvjeçar, truphedhur, me sytë gështenjë që i shkëlqejnë, me flokë të zinj korb dhe...
Paula McLain, e cilësuar nga Ann Patchett si “ylli i ri i prozës letrare historike”, sjell historinë e Marta Gillhornit, duke e lartësuar këtë të fundit si heroinën e epokës: një grua që do të rrezikonte gjithçka, për të gjetur zërin e saj.