Ilirian Zhupa

Lindi në Tepelenë në vitin 1957. Studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe. Punoi disa vjet minator dhe mësues në vendlindje. Më pas gazetar në gazetën “Zëri i rinisë” (1985-1988); shef i redaksisë së poezisë, dramës dhe kritikës letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” (1989-1993); bashkëthemelues i gazetës së parë pluraliste “Rilindja Demokratike” (1990-1992); bashkëthemelues i gazetës “Dita Informacion”, 1993;  themelues i gazetës “Populli PO” dhe Shtëpisë Botuese “Faik Konica” (1993-1996); Konsull i Përgjithshëm në Janinë (1998-2003); Konsull i Përgjithshëm në Selanik (2003-2006); specialist dhe drejtor i Akademisë Diplomatike dhe Drejtor i Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2006-2016). Në vitet ’90-’98 ka qenë anëtar, koordinator dhe nënkryetar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Ka botuar librat me poezi:



“Diell mbi kasketë”, 1978;


“Poezi”, 1985 - nderuar me Çmimin e Republikës;


“Mos më pyet ku kam qenë”,1988 - vlerësuar si Libri më i Mirë Poetik për të Rinj;


“Pema e ëndrrës”, 1990, Rilindja, Prishtinë - nderuar me çmimin Libri Poetik më i Mirë i Vitit;


 “Të gjallë dhe të vdekur”, 2015 - nderuar me çmimin Poeti i Vitit 2015, Fondacioni Harpa;


“Një ambasador në vetë të parë”, 2016, botim monografik.


 


Në tetor 2016,  për kontributin në fushën e letrave, u nderua me çmimin e artë Aleksandri i Madh në Greqi.


Ka botuar shumë shkrime analitike dhe eseistike.


Poezitë e tij janë përkthyer në mjaft gjuhë të botës.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 2 of 2 items
Showing 1 - 2 of 2 items