Me aftësinë e pashoq për të na dhënë esencën e jetës, me histori shpesh të shkurtra por të bollshme dhe të pakohshme, Alice Munro ndriçon momentin kur një jetë formëzohetnjë moment kur një ëndërr apo mbase një kthesë e thjeshtë e fatit e nxjerr individin nga rrjedha e zakonshme, drejt një rruge totalisht të re të jetuari.
Lumturi? Tej mase lumturi? Në vrasjen e trefishtë te “Dimensione” apo në atë të “Radikale të lira”? Lumturia në këto nëntë tregime të Alice Munro qëndron në një fuqi të padëgjuar krijimi, në forcën e mosparagjykimit dhe lirisë që të jep pleqëria, kur mund të shohësh gjithnjë e më thellë puseve të jetës tënde. E nëse pastaj lumturia tejkalohet, mbesin...