Diabolus u frymëzua nga prania e papritur e agjentëve të FBI-së në kampusin e Exeter-it, për shkak të një kërcënimi të njoftuar nga NSA-ja dy studentë kishin përhapur gjithandej një e-mail duke thënë se Bill Klintoni ishte një gënjeshtar dhe duhej vrarë.
Një shoqëri sekrete vëllazërimi. Një armë bërthamore shkatërruese. Një shënjestër e pabesueshme. Robert Langdoni, simbologjisti me famë botërore i Harvardit, i njohur nga lexuesi nëpërmjet romanit Kodi i Da Vinçit, këtë herë duhet të niset drejt Romës, në zbulim të një sekreti të paimagjinueshëm.
Ashtu sikurse në librat e tij të mëparshëm me shitje të jashtëzakonshme , Kodit të Da Vinçit, Simboli i humbur, Ëngjëj dhe Djaj edhe në këtë roman të ri Dan Brown ndërthur mjeshtërisht historinë, artin, kodet dhe simbolet.
Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit. Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm.
Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Kushdo të jeni: Çdarëdo të besoni: Gjithçka është gati të ndryshojë. Origjina është jashtëzakonisht krijues – romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot. Për më shumë, ju ftojmë të lexoni review e Ron Charles, editor i “Book World”, rreth romanit Origjina, botuar në gazetën amerikane. Shih linkun KETU