Në kufirin kritik të moshës, Bernard dë Moprati rrëfen mbi dashurinë. Atë që ka provuar për të kushërirën Edme, gruan e vetme të jetës, ngrohtësinë që ajo i ka dhuruar dhe provat e vështira, në të cilat e ka vënë përpara sesa ta pranonte për bashkëshort.
Ky është romani i parë që ka shkruar George Sand, pa bashkëpunëtorë. Nuk është vetëm një romancë e gjallë, por edhe një kërkesë e zjarrtë për ndryshim ndaj pabarazisë së ligjeve franceze të kohës për martesën, duke sjellë një këndvështrim të ri rreth gruas. Ai sjell historinë e një vajze të re, të bukur dhe të pafajshme, e martuar me një njeri shumë më të...
Në Paris, Znj. Dudevant vdes. Po Zhorzh Sandi bëhet i njohur si një djalosh i fortë e plot jetë, për hir të Indianës, romanit të parë.
Një klasik i shkruar nga romaniceria franceze Zhorzh Sand në vitin 1846 me ngjarje që zhvillohen në një mjedisi rural ku ajo përpiqet të idealizojë temat që lidhen me këtë mjedis.
“Sekretari Intim” reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, “sekretarit intim”, mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe xhelozisë.