Qielli, si gjithmonë në këtë histori, ishte i qetë e plot dritë. Kështu mbyllet kapitulli i dhjetë i Matia dhe gjyshi, ndonëse tregohet diçka e dhimbshme dhe vendimtare: vdekja. Pakti i shpresës, që autori e kishte nisur që te libri Sixhadeja e gjelbër, vijon edhe në këtë libër. Një i madh dhe një i vogël, ndërsa këmbejnë përmasat, ecin së bashku, flasin,...
Roberto Piumini, me këtë roman të shkurtër dhe magjik, na zbulon se dashuria nuk është vetëm një lidhje gjaku, por edhe një lidhje befasuese dhe e vërtetë mes njerëzve, që dinë të falin paqe, mbështetje dhe emocione te të tjerët.