Një libër i rrallë që skanon gjendjen e Shqipërisë në kohën e pushtimit nazi-fashist, parë nën optikën e një intelektuali të ri të asaj kohe, një shkrimtari të spiktatur dhe një shqipëruesi me vlera të rralla. Botimi është paraprirë me një parathënie nga Ismail Kadare
Për herë të parë të mbledhura në një vëllim, disa nga skicat e fejtonet e mprehta që Greblleshi i nënshkruante me pseudonimin Liu Cakut në gazetat tiranase të kohës së okupacionit italian, me skica e vinjeta të vizatuara nga shoku i tij Ibrahim Kodra.