Nuk ke pse frikësohesh nëse po rritesh në një botë komplekse. Le ta thjeshtojmë atëherë udhëtimin e fëmijëve tanë drejt pjekurisë duke e bërë më pak të frikshëm. “Kështu siç jam!” i ndihmon djemtë dhe vajzat të kuptojnë më mirë koncepte si ndershmëria dhe përgjegjshmëria, si dhe çështje që lidhen me trysninë që ushtrojnë të tjerët në jetën e tyre dhe...
Kjo është një histori gazmore, plot befasi gjuhësore. Gjuhën e bëjnë fjalët me kuptim të figurshëm, siç janë shprehjet frazeologjike: një grup fjalësh që nuk përdoret në kuptimin e parë. Në poemthin “Mufka dhe Pufka” fëmijët mësojnë si t’i dallojnë ato, t’i lidhin me kuptimin, kur dhe pse i përdorim. Në fund libri përmban lojëra gjuhësore.
Një bibliotekë e mrekullueshme, e gjitha e ilustruar, ju ndihmon të mësoni shumë rreth natyrës nëpërmjet tregimeve argëtuese me ilustrime. Kurrë nuk ka qenë më lehtë të mësojmë duke lexuar dhe në të njëjtën kohë duke luajtur.
Një bibliotekë fantastike e mbushur me ilustrime të lezetshme do t’ju ndihmojë të filloni të mësoni se si të lexoni. Të mësuarit se si të lexoni nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë dhe kaq argëtuese!
Ju njohim me botën magjike të teatrit dhe operës, nëpërmjet kryeveprës moxartiane, "Flauti magjik". Nëpërmjet këtij libri ndoshta edhe ju mund të zbuloni se keni një talent të veçantë për të kënduar. Botim didaktik mbi një vepër muzikore!
“Është... çëfësht!” është një aventurë ajrore për të gjithë lexuesit e vegjël që duan të kuptojnë më mirë magjinë e fjalës dhe fuqinë e pasthirrmës – në botën e madhe të gjuhës shqipe. Ky libër është shkruar nga autorja e njohur e letërsisë për fëmijë, Rudina Çupi, e vlerësuar me disa çmimeve kombëtare, përfshirë edhe me çmimin Libri më i mirë i vitit,...
Shiko kafshët e zhurmshme në këtë libër me tinguj, që e prek dhe e dëgjon. Me 5 tinguj dhe materiale të ndryshme, ky është libri i përkryer për lexim aktiv. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Luaj e argëtohu me kafshët e zhurmshme shtëpiake. Me 5 tinguj dhe materiale të ndryshme, ky është libri i përkryer për lexim aktiv. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Shumë histori të ilustruara bukur, për të kuptuar se sa e çmuar është mirësia dhe se si një gjest i vogël mund t’u zbukurojë jetën njerëzve rrotull nesh! Ç’gjëra të mrekullueshme mund të bëjmë veç me një gjest! Certifikuar për sigurinë nga BE
Kur fëmijët rriten e fillojnë shkollën, për të parën herë lexojnë në mënyrë të pavarur. Ja një libër i menduar për fëmijët 6 - 7 vjeç me shumë histori të shkurtra plot gaz e hare, shoqëruar me ilustrime të bukura, që e bëjnë leximin të këndshëm e ngacmues. Argëtim të mbarë, lexues të vegjël! Certifikuar për sigurinë nga BE
Seria “Miqtë e fermës” ju sjell gjashtë libra të këndshëm me forma e ilustrime gjithë ngjyra që të vegjlit tuaj mund t’i shfletojnë vetë. Historitë e shkurtra e gazmore do t’i ndihmojnë fëmijët t’i njohin edhe më mirë kafshët. Gjeni së bashku “Qenushi Roki”, “Kotelja Kiti”, “Pula Koko”, “Rosaku Pinpon”, “Miushi Moli” dhe “Lopa Mumu”. Certifikuar për...
Seria “Zbuluesit e vegjël” është seria e duhur për fëmijët kureshtarë, që duan të dinë gjithçka për botën që na rrethon. Në librin “Pylli tropikal” do të zbuloni gjëra të mahnitshme për kafshët e bimët ekzotike. Le të hedhim një sy në pyllin tropikal. Ngrini kapakët që të takoni shumë kafshë të këndshme, zbuloni se cilat bimë rriten atje dhe njihuni me...
“Gjeje se çfarë po ha” është pjesë e serisë didaktike “Shoh dhe gjej”, me faqe të brendshme si tabela që përkojnë me ushqimet e kafshëve të ndryshme. Falë kësaj serie ndërvepruese, të vegjlit mësojnë ndërsa luajnë. Certifikuar për sigurinë nga BE
“Gjeje mamin tim” është pjesë e serisë didaktike “Shoh dhe gjej”, me faqe të brendshme si tabela që përkojnë me mamatë e kafshëve të ndryshme. Falë kësaj serie ndërvepruese, të vegjlit mësojnë ndërsa luajnë. Certifikuar për sigurinë nga BE
Kur nuk luan me Barbin, krijo me të. Libri "Si të bëhesh stiliste?" e ndihmon fëmijën tuaj të çlirojë fantazinë e stilimit me mjetet më të thjeshta. Plot me modele, pëlhura në letër, aksesorë dhe situata të ndryshme, Barbi do të ketë gjithmonë diçka të veçantë për të veshur, krijuar nga duart e fëmijës suaj, falë këtyre librave didaktikë që zhvillojnë...