Poezitë e dashurisë, të renditura në këtë libër në mënyrë të parregullt, shkëndijojnë gjatë gjithë librit, ato janë në një unitet krijimi dhe ndjenje, duke krijuar kështu një mozaik ndjesie të një të riu për të cilin dashuria, më tepër se dhimbje, është një ndjenjë fisnike dhe njerëzore
Libri fokusohet në jetën e njeriut të dashur, ngërthyer pazgjidhshmërisht me ngjarje dhe legjenda të familjes dhe qytetit, endur mes përpjekjeve dhe dështimeve, mes shpresës dhe zhgënjimit, mes gëzimit dhe dhimbjes, mes ëndrrave të humbura dhe dramave të mëdha ...