Subcategories
Seria “Miqtë e fermës” ju sjell gjashtë libra të këndshëm me forma e ilustrime gjithë ngjyra që të vegjlit tuaj mund t’i shfletojnë vetë. Historitë e shkurtra e gazmore do t’i ndihmojnë fëmijët t’i njohin edhe më mirë kafshët. Gjeni së bashku “Qenushi Roki”, “Kotelja Kiti”, “Pula Koko”, “Rosaku Pinpon”, “Miushi Moli” dhe “Lopa Mumu”. Certifikuar për...
Seria “Zbuluesit e vegjël” është seria e duhur për fëmijët kureshtarë, që duan të dinë gjithçka për botën që na rrethon. Në librin “Pylli tropikal” do të zbuloni gjëra të mahnitshme për kafshët e bimët ekzotike. Le të hedhim një sy në pyllin tropikal. Ngrini kapakët që të takoni shumë kafshë të këndshme, zbuloni se cilat bimë rriten atje dhe njihuni me...
Një përmbledhje e veçantë përrallëzash të shkruara enkas për vogëlushët 1 vjeç. Rrëfenjat janë treguar me një stil plot ritëm dhe janë ilustruar me vizatime magjepsëse.
Festat janë më të bukura kur fëmijët tuaj prekin, dëgjojnë dhe ndiejnë materiale e tinguj të ndryshëm që lidhen me atmosferën festive. Si të gjithë librat e kësaj serie, edhe ky libër i mëson fëmijët ndërsa argëtohen. Certifikuar për sigurinë nga BE
“Gjeje se çfarë po ha” është pjesë e serisë didaktike “Shoh dhe gjej”, me faqe të brendshme si tabela që përkojnë me ushqimet e kafshëve të ndryshme. Falë kësaj serie ndërvepruese, të vegjlit mësojnë ndërsa luajnë. Certifikuar për sigurinë nga BE
“Gjeje mamin tim” është pjesë e serisë didaktike “Shoh dhe gjej”, me faqe të brendshme si tabela që përkojnë me mamatë e kafshëve të ndryshme. Falë kësaj serie ndërvepruese, të vegjlit mësojnë ndërsa luajnë. Certifikuar për sigurinë nga BE
18 tinguj që do ta marrin fëmijën tuaj e do ta çojnë në zemër të natyrës. Përveç ilustrimeve të mrekullueshme, ky libër i ndihmon të kuptojnë më mirë se si ndihesh në gji të natyrës, leximi juaj merr ngjyrimet më të bukura dhe kthehet në veprimtari të gjallë. Certifikuar për sigurinë nga BE
Ky libër, që është pjesë e serisë prej nëntë librash: “Përrallëza të zgjedhura”, përmban 7 përralla, nga një për çdo ditë të javës. Fëmijët do të kënaqen me historitë e kësaj përmbledhjeje të veçantë, duke takuar miq për të kaluar një ditë plot me sporte argëtuese, duke njohur kafshën me zërin më të fuqishëm në fermë, duke zbuluar të fshehtën e deles e...
Çdo ditë të javës vogëlushët do të argëtohen e do të kënaqen me nga një histori të kësaj përmbledhjeje të veçantë. Kështu, ata do të kenë mundësi të shkojnë në koncertet hapësinore me princeshë Ylkenën, të marrin pjesë në garën e dëborës me princeshë Nevin, të zbulojnë botën e robotëve në Mbretërinë e Rrokaqiejve të princeshë Novës etj. Me 7 histori të...
Libri është pjesë e serisë: “Mëso me mua”, në të cilën përfshihet edhe “Alfabeti zanor”. Certifikuar për sigurinë nga BE
Libri “Mësoj orën”, pjesë e serisë prej pesë librash “Mësoj… me laps me gomë”, i ndihmon vogëlushët ta mësojnë orën sa më shpejt e pa u lodhur. Dhe që mësimi të mos bëhet i mërzitshëm, u vjen në ndihmë lapsi me gomë, si dhe veprimtaritë e përditshme që Ema, Dea, Arbi etj. bëjnë në orë të caktuara. Bashkëpunoni e ndihmojeni fëmijën që, pasi të plotësojë...
Në këtë libër, fëmija do të mësojë të numërojë, por edhe të shkruajë numrat nga 1 në 10. Me anë të lapsit me gomë, që është edhe e veçanta e serisë prej pese librash “Mësoj… me laps me gomë”, si dhe me anë të figurave mbresëlënëse, fëmija jo thjesht do të mësojë, por mbi të gjitha do të zbavitet e do të zhdërvjelltësohet. Ndihmojeni fëmijën që, pasi të...
Në këtë libër, nëpërmjet lojërave zbavitëse dhe figurave, fëmija do të mprehë aftësitë vëzhguese e do të mësojë të përqendrohet më mirë. Certifikuar për sigurinë nga BE
Duke përvijuar vija të llojeve të ndryshme, si: vija të drejta, vija diagonale, lakore etj., me këtë libër, fëmija do të mësojë të shkruajë. Figurat shumëngjyrëshe e aq të dashura për fëmijët do t’u japin dorë të ushtrohen gjithnjë e më mirë. Certifikuar për sigurinë nga BE
Ndihmojeni fëmijën që, pasi të plotësojë një faqe, t’ia fshini me një pece e t’ia nisë nga e para. Kështu, dalëngadalë do të mësojë të përvijojë katrorin, rrethin, drejtkëndëshin, trekëndëshin etj., duke bërë lojëra zbavitëse me figurat shumëngjyrëshe. Certifikuar për sigurinë nga BE
Në këtë libër, që është pjesë e serisë “Libra me tre tinguj”, vogëlushët do të mësojnë numrat nga 1 në 10, ndërkohë që zbulojnë parkun, marrin pjesë në një festë dhe argëtohen me miqtë e tyre të rinj, qenushin, kotelen e miushin. Ilustrimet mbresëlënëse dhe tingujt befasues që dalin, po të shtypin butonat e rrumbullakët, e bëjnë librin edhe më tërheqës e...
Në këtë libër do të lexoni një histori të thjeshtë për një familje të bukur dallëndyshesh. Por kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm se si jetojnë dallëndyshet, cili është cikli i jetës së tyre, si e ndërtojnë folenë, si i sjellin në jetë të vegjlit... Të gjitha këto ilustrohen me anë të vizatimeve të...
Në këtë libër do të lexoni historinë e thjeshtë e të bukur të një vemjeje që u bë flutur. Po kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm si në përrallë se prej nga çel vemja, me se ushqehet, si bëhet nimfë e në fund se si lind flutura. Kështu, pra, do të ndiqni të gjitha fazat e lindjes së një fluture, që nga...
Në këtë libër do të lexoni historinë e thjeshtë e të veçantë të farës së luleradhiqes ose të qumështores, siç i thonë ndryshe, pasi, po ta këputësh, lëshon një lëng të bardhë porsi qumësht. Po kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm se si lind një lule: lulja mëmë lëshon farat, era i përhap anembanë, farat bien...
Në këtë përmbledhje do të lexoni me ëndje 75 përrallat më të bukura klasike. Këtu do të gjeni nga ato përralla që i njihni mirë, që i keni dëgjuar, i keni lexuar ose i keni parë në televizor. Por shumicën prej tyre nuk i keni hasur ndonjëherë dhe do ta shihni që janë mjaft të këndshme e inteesante. Nuk duhet humbur rasti pa i lexuar e pa i njohur të...
Kjo seri përbëhet prej 6 librash të vegjël: “Kur fle te gjyshërit”, “Unë nuk kam frikë nga errësira”, “Në oturak”, “Unë vishem vetë”, “Dita e parë e kopshtit”, “Rregulloj dhomën time”. Të gjithë librat janë futur në një kuti, që ngjan si një pako, ku është shkruar titulli i serisë. Sëria është e mrekullueshme, e ngrohtë e plot humor, me pak tekst, por me...
Ky libër përmban 5 përralla të zgjedhura e të ilustruara, të gjitha me lepurushë. Por, ama, jo të gjithë lepurushët e përrallave janë njësoj. Po t’i lexoni e t’i shihni dhe të përfshiheni në aventurat e këtyre çapkënëve, doemos që do t’i njihni dhe do të zgjidhni kështu lepurushin tuaj të preferuar: Denin, Benin, Bonën, Lulunë…? Cili prej tyre ndihej i...
Shtatë tregime origjinale që nuk i ke lexuar kurrë më parë, do ta mbushin mbrëmjen tënde me histori të rralla, të shkruara sidomos për vajza si ti. E tillë është Bona, që nuk e zë gjumi lehtë, Liza, që njeh kaq shumë kafshë të ëmbla kur shëtit në park, apo Alba, që bashkë me qenushin e saj Biskotë, llapashitet në një pishinë të tërë vetëm për qejfin e...
E di se njeriu nuk duhet të flasë e të flasë vetë, pa i dëgjuar të tjerët? Pulë Kuqaloshja nuk e dinte këtë, derisa, pas shumë aventurash, kalë Doriu vendos ta ndihmojë. Teksa Kuqaloshja zemërmirë mëson t’i dëgjojë të tjerët, të njëjtën gjë do të bësh edhe ti. Teksa do të argëtohesh me bëmat e Kuqaloshes dhe të mikut të saj, ti do të kuptosh se çfarë...
Keni parë ketrush më të këndshëm se sa Pipi? Me siguri, jo. Ama, ai ka një ves shumë të keq: nuk di të përmbahet para ushqimit, sidomos nëse është bërë me lajthi. Ç’të bëjë Pipi për të ndryshuar? Asgjë më shumë sesa të shoqërohet me miushen Mimi, me të cilën kalon disa aventura të pazakonta dhe, njëkohësisht, mëson se si duhet të sillesh në tryezë, që...
Elefant Gazmori është kaq i këndshëm, por edhe po kaq zhurmshëm! Ai do të përjetojë shumë e shumë aventura, por nuk di të sillet siç duhet, ndaj kafshët e tjera të savanës e shpërfillin... Mëso edhe ti rregullat e sjelljes së mirë bashkë me Gazmorin! Ai ka një shok të mirë që do t’ia mësojë ato, ndërsa ti ke në duar një libër si ky, që do të të argëtojë...
Sa hileqar që është ky Trazovaçi! Atij nuk i pëlqen aspak të humbasë në lojë, ndaj bën hile pas hileje që kjo të mos ndodhë. Por miqtë e tij nuk ia pëlqejnë fare këtë ves, ndaj e kanë lënë vetëm... Shoqërojeni Trazovaçin, ndërsa zebra Afta i tregon atij se pse askush nuk dëshiron të luajë me të. Me siguri do të bëheni njësh me të gjatë aventurave gazmore...
Kujdes! Në rrugë kanë rënë gurë. Për fat, Buldozeri Bart dhe shoku i tij, Kamioni Luk ndodhen aty për të dhënë ndihmë.
Sot është ditë e madhe për Makinën e Garave Roko. Eshtë dita e garave me një shofer të ri. Vruum! A do ta fitojë dot garën Rokoja?
Seria e përrallëzave me sy që lëvizin, duket sikur i sjell personazhet në jetë. Me përralla e personazhe të njohura, përshtatur në një format të vogël që të mund të kapen edhe nga duart e vogla të fëmijëve, kutia e përrallëzave me sy që lëvizin është një përvojë e re e të lexuarit përralla, edhe më gazmore. Certifikuar për sigurinë nga BE
E dini që kushdo mund të vizatojë? Me këtë metodë, mund të bëheni artistë të vërtetë. Ndiqni hapat e treguar dhe vizatoni kafshë fshati e pylli, por edhe kafshë ekzotike. Madje, para se të bëni vizatimin tuaj përfundimtar, mund të ushtroheni në faqen që pastrohet, për ta provuar prapë. Një seri praktike e argëtuese. Certifikuar për sigurinë nga BE
E dini që kushdo mund të vizatojë? Me këtë metodë, mund të bëheni artistë të vërtetë. Ndiqni hapat e treguar dhe vizatoni kafshë fshati e pylli, por edhe kafshë ekzotike. Madje, para se të bëni vizatimin tuaj përfundimtar, mund të ushtroheni në faqen që pastrohet, për ta provuar prapë. Një seri praktike e argëtuese. Certifikuar për sigurinë nga BE