Romani është një lloj skaneri letrar i njeriut të pandjeshëm dhe pa të djeshme. Ky është Doni, personazhi qendror i librit, një drejtues i ri i suksesshëm në një televizion kombëtar, i pashëm, shijues i jetës së bukur, narcizist, vanitoz, i përciptë, donzhuan i shfrenuar në lidhje sipërfaqësore, një i varur nga dy tabutë e kohës: seksi dhe paraja
Ky është vëllimi i parë poetik, ku vjen një zë origjinal, që flet plot ndjeshmëri për jetën, vdekjen, dashurinë, - refleksione metafizike, të cilat dëshmojnë për mjeshtri poetike dhe njohje të mirë të teknikave të vargëzimit
Ka zinxhirë që na mbajnë të lidhur e zinxhirë që na burgosin. Disa, duke na prangosur, na bëjnë të zbulojmë lirinë. Të tjerë, duke na lëshuar, na prangosin më tepër. Janë zinxhirët e lidhjeve që krijojmë. Janë njerëzit që duam e që na poshtërojnë. Janë ata që i shpërfillim e i bëjmë të vuajnë. Janë ata që i meritojmë dhe ata që mendojmë se na meritojnë....
Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen. Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur