Edith Durham vjen me një ribotim në shqip të librit “20 vjet ngatërresa ballkanike”, ku pasqyrohet gjendja e këtij rajoni të trazuar dhe në luftë, në fillim të shekullit të XX
Në këtë libër studiusja angleze që ka qëndruar në Shqipëri dhe Ballkan për shumë vite me radhë, analizon rrethanat e vrasjes së Princit austriak Ferdinand dhe bashkëshortes së tij. Ky krim i ndodhur në Sarajevë solli përplasje rajonale dhe kontinentale, duke u bërë shkas për fillimin e Luftës së Parë Botërore
Ky libër sjell betejën që u bë në prag të Luftës së Parë Botërore mes forcave shqiptare dhe malazeze, dhe forcave osmane, ku autorja ishte dëmshmitare në zhvillimin e ngjarjeve, të cilat më pas i dëshmoi përmes shkrimit të këtij libri
Qenia e fisit te madh i terhoqi vemendjen autores, sipas se ciles ate stad e kishin kaluar edhe popujt e Europes para se te arrinin ne epoken e formimit te shtetit. Kurse ne Gadishullin Ballkanik"sistemi i fisit" mbijetoi deri ne fillim te shekullit te XX i paprekur vetem ne Shqiperi dhe mal te zi.