Carlos Ruiz Zafón

Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i mirë spanjoll i ditëve tona, i botuar në 45 vende të botës, fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare

Carlos Ruiz Zafón lindi në Barcelonë më 1964. Deri më 1993 ka jetuar në Los Anxhelos. Romani i tij i parë, Princi i mjegullës (1993), fitoi çmimin si romani më i mirë për të rinj. Më 1999 botoi romanin Marina, më 2001 librin Hija e erës, që shënoi miliona kopje të shitura anekënd botës, dhe më pas Loja e engjëllit, një sukses i madh ndërkombëtar. Librat e Zafón-it janë botuar në 45 vende dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Ai është autori bashkëkohor spanjoll më i suksesshëm.


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 8 nga 8 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok

    Në Barcelonën e pasluftës, Daniel Sempere, ende fëmijë, mrekullohet nga Varreza e Librave të Humbur. Në raftet e panumërta ai tërheq një libër: "Hija e erës" nga Julian Karaks. Pasi e lexon librin me një frymë, Daniel vihet në kërkim të librave të tjerë të Karaksit, kërkim që do të zgjasë me vite, duke zbuluar një nga një ngjarje të dhimbshme dhe fate të...

    1 400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    I burgosuri i Qiellit lidh sërish dramat e Hijes së erës dhe Lojës së engjëllit, dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë Në stok
    I ri

    Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letërsisë dhe jetës.

    1 800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 250 Lekë Në stok

    Me një stil shkëlqimtar dhe një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafón-i kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar, duke na dhuruar një histori ku cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohen edhe një herë në një bashkekzistencë të papërballueshme.

    1 250 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    4 770 Lekë 5 300 Lekë -10% Në stok

    Kjo sage magjepsese eshte nder me te bukurat ne letersine spanjolle dhe europiane. Carlos Ruiz Zafon ka fituar zemrat e mijera lexuesve ne Shqiperi, prandaj ne po e rekomandojme ne set sagen Varreza e librave te harruar, per te gjithe ata qe duan te sjellin magji tek miqte qe e duan letersine e bukur

    4 770 Lekë
    5 300 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Kombinim i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit të romanit "Hija e erës". Trilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia...

    1 500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 8 nga 8 libra