Fabulat kanë hyrë në tempullin e artit me anë të personazheve të tyre, që janë kafshë, bimë, sende dhe vet njeriu, veprimet dhe fjalët e të cilëve kanë kuptim alegorik dhe transmetojnë një mësim etiko-moral të caktuar. Për nga rëndësia ato janë si gurët e çmuar.
Një libër jo vetëm interesant, i shkruar thjesht dhe me siguri, nga anekdotat popullore dhe nga jeta e përditshme, duke ruajtur masën, në formë të kursyer, intriguese dhe që shkakton drithërimën e së qeshurës. Bëmat e Qerosit dhe të tjerë me autor Myslym Baburin është një punë serioze dhe një botim i nivelit të lartë, duke iu përgjigjur mirë njëri-tjetrit.