Historia e Adriatikut Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Historia e Adriatikut

Grup autorësh DK0026

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gjeografia nuk ekziston pa historinë, por edhe historia nuk shpjegohet pa gjeografinë. Historia e Adriatikut fillon në lashtësinë e hershme me origjinalitetin e saj detar, sipas ritmit të popullsive që vijnë nga brendësia dhe nga jashtë.

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 99943 641 5 4

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

29 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjeografia nuk ekziston pa historinë, por edhe historia nuk shpjegohet pa gjeografinë. Historia e Adriatikut fillon në lashtësinë e hershme me origjinalitetin e saj detar, sipas ritmit të popullsive që vijnë nga brendësia dhe nga jashtë. Historia e tij është historia e një deti, e brigjeve, qyteteve bredetare, anijeve të tregtisë, peizazhesh që shkojnë nga Alpet deri në zemër të Mesdheut. Ai është një det i ngushtë e i zgjatur që depërton thellë në brendësi të tokave, i vetmi i tillë në Evropë bashkë me Balltikun në veri. Shifrat që e përkufizojnë atë po i huazoj nga Fernand Braudel-i: Nga Venecia deri në ngushticën e Otrantos, Adriatiku numëron 700 kilometra; sipërfaqja e tij është 140 000 kilometra katrore; po të bëhej rreth, diametrin do ta kishte 492 kilometra; brigjet e tij kontinentale e ishullore janë përkatësisht 3 887 dhe 1 980 kilometra të gjata, apo gjithsej 5 867 kilometra. Le të shtojmë këtu se gjerësia e tij mesatare është 220 kilometra. Kanali i Otrantos, mes Italisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet të të cilit ai del në Mesdhe, është vetëm 72 kilometra i gjerë. Ai është një det asimetrik. Bregu perëndimor është përgjithësisht drejtvizor, me përjashtim të xhungës së Garganos, me zonat e turbullta të deltës së lumit Po dhe të lagunës së Venecies dhe, përveç Venecies, me porte të një rëndësie mesatare: Ankonën, që sidoqoftë ka qenë port papnor deri në fundin e shekullit XIX, Barin dhe Brindizin që në mesjetë qenë porte nisjeje për pelegrinazhin në Tokën e Shenjtë. Kurmi i shën Kollit erdhi nga Lindja e Afërme e ngeci në cekëtinë në Bari për tu bërë aty pajtor i pelegrinëve dhe i nxënësve të shkollave dhe për tu shndërruar në Babagjyshin e Vitit të Ri në Evropën Veriore: Santa Claus. Si shpeshherë, edhe në këtë gojëdhënë ndeshet një temë thelbësore e Adriatikut: marrëdhëniet Lindje - Perëndim.

Të dhëna

ISBN978 99943 641 5 4
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArdian Klosi/ Arben Leskaj