I ri Skënderbeu Shiko më të madhe

Skenderbeu

Alessandro Cutilo TO0382

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Barleti, bashkëkohës i heroit shqiptar dhe soditës në shumë nga ngjarjet e përshkruara, mbahej, përgjithësisht, gjer tani vonë, si një burim vërtetësie dhe paanësie absolute.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN978-9928-277-20-6

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

29 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Barleti, bashkëkohës i heroit shqiptar dhe soditës në shumë nga ngjarjet e përshkruara, mbahej, përgjithësisht, gjer tani vonë, si një burim vërtetësie dhe paanësie absolute.

Po ashtu, historianët kishin besim të plotë te Biemi, që thotë se e ka hartuar veprën e tij duke u mbështetur te “Historia Scanderbegi edita per quendam Albanensem”, vepër hipotetike e botuar, sipas tij, në Venedik, më 1480, dhe e hartuar prej një ushtari nga Tivari që kishte luftuar me Skënderbeun.

Asnjeri s’i kishte vënë në dyshim fjalët e Barletit dhe thëniet e Biemit, me përjashtim, për këtë të fundit, të dy bibliofilëve, Babinger dhe Ohly, i pari prej të cilëve, më 1931, shfaqi njëfarë dyshimi mbi ekzistencën e veprës në të cilën është mbështetur dhe, i dyti, më 1933, tha se paleotipi i pretenduar venedikas është një trillim letrar i vetë autorit.

Por, një historian rumun, i ri dhe i zoti, Françesko Pali (Francesco Pall), me dy punime të tij të reja: “Marino Barlezio, uno storico umanista, in Mélanges d’histoire générale”, vëll. II, Cluy, 1938, dhe “Une nouvelle histoire de Skanderbeg - Remarque sur le livre de M. Gegay en Revue historique du Sud- Est européen”, viti XIV, n. 10, 12, Bukuresht, 1937, me dituri zëmadhe dhe me kthjelltësi, ia ka rrëzuar vlerën shumë thënieve të Barletit dhe ka provuar në mënyrë të pakundërshtueshme se Biemi, falsifikues nga më karakteristikët e shekullit XVIII, e ka krijuar vetë qenien e kronikës së Tivarasit, për të hartuar veprën e tij.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe480
ISBN978-9928-277-20-6
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 20
HistoriShqipëria