Diplomacia Shiko më të madhe

Diplomacia

G.R.Berridge BD0344

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Botimi i katërt i librit Diplomaciaofron informacionin më të përditësuar mbi praktikën diplomatike të ditëve të sotme, paraqitur në kontekstin historik dhe nëpërmjet një strukture të qartë e të përmbledhur, që lehtëson procesin e përvetësimit.

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302109

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Diplomacia ka qenë dhe mbetet dënim për të gjitha shtetet, por mënyra se si realizohet, ka pësuar kundërrevolucion të heshtur. Këto tema janë trajtuar këtu nëpërmjet diskutimit të artit të negocimit dhe kanaleve të shumta nëpërmjet të cilave praktikohet ky art. Botimi i katërt i librit Diplomaciaofron informacionin më të përditësuar mbi praktikën diplomatike të ditëve të sotme, paraqitur në kontekstin historik dhe nëpërmjet një strukture të qartë e të përmbledhur, që lehtëson procesin e përvetësimit. Diplomacia publike është bërë lënda e një kapitulli të ri shumë provokues, ndërsa puna me çështjet konsullore sot më e rëndësishme se kurrë për shkak të rritjes së pamasë të lëvizjeve përmes kufijve shtetërorë është ndër temat që u është kushtuar më shumë vëmendje.Diplomacia është shtyllë kryesore në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve dhe Geoffrey Berridge është një nga studiuesit më të shquar të kësaj fushe. Ky botim i ri i librit Diplomacia nxjerr më së miri në pah fuqinë e këtij institucioni tradicional. Bota e sotme është në varësi të plotë të tij institucioni. Ky libër mbetet prezantimi dhe hyrja më e mirë në këtë fushë. Vlerësimet e ekuilibruara të zhvillimeve bashkëkohore të teorisë dhe praktikës së diplomacisë, përmbledhur dhe sistemuar aq mirë, të ilustruara siç duhet dhe të ndriçuara nga mësimet dhe pësimet e historisë së diplomacisë, janë perla të vërteta. - ALAN HENRIKSON, drejtor i studimeve diplomatike, Shkolla Fletcher e Drejtësisë dhe Diplomacisë, Universiteti i Tufts-it, Shtetet e BashkuaraBerridge është autoritet me shumë peshë në praktikën diplomatike bashkëkohore. Nëpërmjet këtij libri ai ka arritur me sukses ta zhvillojë këtë temë kaq të koklavitur me shpjegime shumë të qarta dhe duke sjellë shembuj të përzgjedhur nga mënyra e sjelljes e qeverive në kohërat e sotme. Ky libër shkolle është shumë i dobishëm si për profesionistët e kësaj fushe, ashtu dhe për studentët fillestarë. - LAURENCE E. POPE, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.G. R. BERRIDGE është profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Anëtar i Lartë i DiploFoundation. Ka shërbyer për shumë vite si kryeredaktor i serisë së studimeve diplomatike të shtëpisë botuese Palgrave Macmillan, si dhe redaktor i asociuar për Diplomatët e shekullit të njëzetë i Oxford Dictionary of National Biography. Berridge ka shkruar një numër të madh librash mbi diplomacinë, më i fundit i të cilëve është Diplomacia britanike në Turqi nga viti 1953 deri në ditët tona (2009) . Libri i tij Diplomacia përditësohet herë pas here në sitin e tij personal në internet.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe376
ISBN9789994302109
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGazmend Turdiu