I ri Shoqeria piramidale Shiko më të madhe

Shoqeria piramidale

Artan Fuga A-004176

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me anë të një analize të hollë, libri prek ndryshimin e pakuptueshëm nga shumë njerëz të kryer në shoqërinë shqiptare nisur nga fundi i viteve ’90 deri në mesin e viteve 2000. Shoqëria e dikurshme që autori e quan “periferike” ja la vendin “shoqërisë piramidale”. Lexuesi do t’a kuptojë nëpërmjet leximit se ku qendrojnë këto dallime historike që përcaktojnë kuadrin e përgjithshëm shoqëror ku ai jeton.

 

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri më i ri i autorit Artan Fuga, akademik dhe profesor doktor në Universitetin e Tiranës, dhe në Shkollën e Madhe Ipag në Paris, me titull “Shoqëria Piramidale”, është tashmë në qarkullim. Ky është një libër për një lexues të gjerë, për studentët në shkencat shoqërore si edhe për specialistë në shkencat shoqërore, gazetarë, etj. Por, në çdo rast ai i kushtohet publikut të gjerë, me një gjuhë të kuptueshme, të qartë dhe pa zgjatje të panevojshme.

Qysh në fillim autori i ve vetes si detyrë që të shpjegojë dhe analizojë shoqërinë e sotme shqiptare sidomos pas proceseve negative që kanë ndodhur në sistemin demokratik shqiptar në vitin 2019. Aktualiteti nuk shpjegohet me syrin e debateve politike, as të gazetarëve, apo të opinioneve të analistëve në media. Ai shihet për herë të parë në tërësinë e vet nga një studiues i paanshëm dhe objektiv.

Lexuesi, sado të pajtohet ose jo me përfundimet e autorit, do të gjejë në tekstin e librit një pamje tërësore të shoqërisë shqiptare ku ai jeton duke ia lehtësuar kuptimin e saj. Atje ai do të kuptojë më qartë se cilat janë sfidat e Shqipërisë në këto tridhjet vjet që kanë kaluar dhe ku po shkon vendi rrëmbimthi në dekadat e ardhëshme. Sipas autorit, nisur nga analizat e tij, mund të parashikohet se ku mund të jetë Shqipëria deri në mesin e shekullit të XXI, i cili në një kuptim afatgjatë po troket në derë dhe prek fatet e të rinjve shqiptarë.

Në ekonomi, në administrim territori, në sistemin e drejtësisë, në politikë, në media dhe informacionin publik, në pushtetin lokal, në Kuvendin e Shqipërisë dhe kudo, si ndodhi që një grusht njerëzish arritën t’i imponohen të gjithë shoqërisë, qytetarëve, dhe të grumbullojnë pasuri, pushtet dhe influencë sa t’a akaparojnë krejt demokracinë shqiptare në duart e tyre dhe për veten e tyre?

Çfarë lidhjesh ka bosi politik me bosin financiar, sundimtari me oligarkun ?, - për t’u përgjigjur për këtë Artan Fuga thërret mendimin e filozofit grek të Lashtësisë, Aristotelit, themeluesit europian të shkencave shoqërore, për t’a mbështetur në analizat e tij.

Libri përfundon me gjetjet dhe rekomandimet që autori jep për t’a reformuar shoqërinë shqiptare, përndryshe, thekson ai, vendi nuk do të jetë në gjendje të përballojë as globalizmin, as të zhvillohet, as të përballojë sfida që jeta nxjerr përpara sikurse mund të jenë edhe fatkeqësitë që gabimisht i quajmë natyrore.

Me interes të veçantë është arsyetimi i autorit kur ai shpjegon se përse partnerët e huaj perëndimorë të Shqipërisë janë pajtuar me modelin e sotëm të shoqërisë shqiptare dhe nuk luajnë dot më rolin e tyre të mëparshëm për fuqizimin e demokracisë fëmijënore shqiptare.

Dëgjoni një intervistë me Z. Artan Fuga

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë