Rrota e mundimit Shiko më të madhe

Rrota e mundimit

Artan Fuga BD0305

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. Ato anë që rregullojnë shoqërinë, bazat e vërteta të saj, mbeten thuajse në heshtje. I mbulon ligji i heshtjes.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994300280

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fjalët që thuhen shpesh nuk janë veçse eufemizma duke i dhënë të shprehurit njerëzor një përmasë të thekshme hipokrizie. Ne e quajmë veten «qytetarë», ndërkohë që mund të thërriteshim «konkurrentë» në një botë ku gjithkush dëshiron të jetë më mirë se të tjerët. Askush nuk i tregon burimet e pasurisë së vet. Si e bleu vilën? Si është vënë në zotërim të veturës gjigande? Si nisi ta vërë pasurinë? Edhe sëmundjet duhet t'i fshehësh për shkak se nga gjendja shëndetësore varet niveli i kredisë që të japin bankat. Jo pak operatorë ekonomikë fshehin sasinë e xhiros së vërtetë për t'iu shpëtuar taksave. Askush nuk tregon se çfarë fitoi nga tenderi? Pa fund burra dhe gra që i fshehin njëri-tjetrit marrëdhëniet e tyre jashtëmartesore. Pa fund të rinj dhe të reja që iu fshehin prindërve jetën e tyre seksuale dhe lidhjet e tyre dashurore. Shitësi nuk thotë se fiton parà kur shet ujë të pijshëm me bidonë qytetarëve të etur, por shprehet se po i shërben komunitetit në këto ditë thatësire. Shitësi i gjeneratorëve po ashtu mban fytyrë të mërzitur para blerësve, ndërkohë që ndofta zemra i gufon nga gëzimi kur ndjen se kriza e energjisë ia ka rritur ndjeshëm fitimin. Gjuha njerëzore është bërë hipokrite pikërisht për të fshehur agresivitetin ndaj të tjerëve. Jetojmë kohën e një komunikimi eufemik.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe416
ISBN9789994300280
V. Bot2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë