Bashkepatriote te padeshiruar Shiko më të madhe

Bashkepatriote te padeshiruar

Jorgos Margaritis BOT0213

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ndryshe nga qëndrimet e Athinës zyrtare apo pseudo-shkencëtarëve të indoktrinuar, të cilët ngulmojnë që Greqia nuk pa pasur kurrë ndonjëherë probleme me komunitetet, historiani Jorgos Margaritis sjell fakte mbi të kundërtën, duke dëshmuar kështu ndërhyrjet dhe padrejtësitë që shteti grek ka kryer ndaj minoriteteve ndër vite dhe diskriminimin e vazhdueshëm të tyre.

Më shumë detaje

254 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9879995611620

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I mbështetur në tekste të botuara dhe burime të shumta arkivore, historiani Margaritis trajton fatet e komunitetit hebre dhe minoritetit shqiptar çam në Greqi.Kjo trajtesë vjen në rrafshin historiko- kronologjik, që pas kryengritjes së vitit 1821, pavarësisë së shtetit grek dhe deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Besnik i parimit të të vërtetave që jep historia, larg ndikimit të politikës dhe nacionalizmit ekstrem, autori konkludon se shteti i pavarur grek që në fillimet e jetës së tij nuk u mësua të jetojë me komunitetet dhe minoritetet e tjera, pra me fe tjetër dhe me origjinë tjetër kombëtare.Sa i takon përmbajtjes të këtij libri, pjesa e parë me kapitujt Antisemitizmi grek: një udhëtim, 1821, 1891, 1931, Shfarosja e hebrenjve të Greqisë: Ideologjia, tensionet shoqërore dhe koniuktura, Hebraizmi grek dhe Rezistenca Antifashiste, Kisha Ortodokse Greke dhe Holokausti, Jorgos Margaritis paraqet fakte tronditëse që dëshmojnë mbi shkatërrimin gradual të komunitetit hebre në Greqi, i cili arriti kulmin gjatë luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në qytetin e Selanikut.Sipas historianit helen, në Selanik antisemitizmi grek mori formën e tij më luftarake dhe njëkohësisht më politike e teorike, duke ofruar në këtë mënyrë materialin e parë për zhvillimin e organizatave me karakteristika nacionaliste, por edhe naziste. Qyteti i Selanikut u bë epiqendra e dramës së hebrenjve në Greqi, e pasuar nga Janina, ishulli i Korfuzit, Volos etj. Hebrenjtë e Greqisë, padyshim u bënë pjesë e zgjidhjes përfundimtare, të cilën e frymëzuan, e organizuan dhe e realizuan nazistët në shkallë mbarë evropiane. Gjithsej, nga afro 70. 000 hebrenj grekë në vitin 1940, më shumë se 50. 000 prej tyre u shfarosën në kampet e vdekjes, pra shumë që e tejkalon 70%.

Të dhëna

Faqe213
ISBN9879995611620
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMaklena Nika