Udhetim Dimri Shiko më të madhe

Udhetim Dimri

Wilhelm Muller BD0479

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Udhëtim dimri është një cikël prej 24 këngësh nga poeti gjerman Wilhelm Müller, të botuara në vitet 1823-1824. Këngët që shkroi Franz Schuberti mbi to më 1827, një vit para se të vdiste, i dhanë Udhëtimit të dimrit një rëndësi e përhapje që mban gjer më sot, duke e kthyer atë në një si manifest e himn të romantizmit.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9783406562129

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

24 këngët e poetit Müller (1794-1827) dhe të kompozitorit Schubert (1797-1828), të cilët nuk u takuan asnjëherë, vijnë për herë të parë si tekste në shqip dhe si krijime të kompozitorit të madh austriak nën shqipërimin e Ardian Klosit. Të shkruara nga poeti gjerman Ëilhelm Müller, janë botuar në vitet 1823-1824. Por këngët që shkroi Schuberti mbi to më 1827, një vit para se të vdiste, i dhanë Udhëtimit të dimrit një rëndësi e përhapje që mban deri më sot. 24 këngët e poetit Müller (1794-1827) dhe të kompozitorit Schubert (1797-1828), të cilët nuk u takuan asnjëherë, janë si gurët e një mozaiku që përcjell shtegtimin e pafat të njeriut në një botë të ftohtë, shuarjen e ëndrrave plot ngjyra mes zhgënjimeve të miqësive dhe dashurisë së pa përmbushur. Kënga e fundit është Lypësi me organét, mbi një personazh që rrotullon krejt pa kuptim, ashtu siç është edhe jeta e poetit, dorezën e instrumentit të tij. Myler dhe Shubert, dy krijues tragjikë, por edhe rebelë të epokës së romantizmit, me thellësinë lirike dhe ëmbëlsinë e Këngëve të dimrit kanë mbërritur të freskët deri më sot. Liederët e tyre janë të përhershme jo vetëm në skenat e vendeve të gjuhës gjermane, por në gjithë botën.

Të dhëna

Faqe60
ISBN9783406562129
Viti i Botimit2011
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Klosi